+355 4 224 8981

Me pak mish, me shume jete!

Konsumo me pak mish, shpeto planetin...

Publikuar më 3 Janar 2019, në Këshilla

Me pak mish, me shume jete!

Mishi ka qene nder ushqimet qe ka ndihmuar njeriun te mbijetoje dhe te evoloje, qindra mijera vite me pare. Njeriu gjahtar, e ka organizuar jeten e tij rreth gjese se gjalle, duke shpikur mjetet e gjuetise dhe duke ndare punet ne familje dhe komunitet rreth ushqimit. Ne periudhen e agrikultures, ai arriti te zbuse dhe mbareshtoje kafshe per ti marre qumeshtin dhe mishin. Pas luftes se dyte boterore, filloi edhe prodhimi industrial i mishit. Ky i fundit, rezultoi ne nje rritje drastike te konsumit te mishit, nje rritje qe ende po vazhdon, sidomos pas hiper-prodhimit te tij nga vende si Kina.
Konsumi i mishit te kuq, vecanerisht vicit dhe derrit, ka nje impakt katastrofik ne ambjent, duke nxitur ngrohjen globale, dhe ndotjen e tokes dhe ujrave.
Planeti yne kercenohet prej kohesh nga ndotja dhe ndryshimet e rrezikshme klimaterike. Strategjite e reduktimit te mbetjeve dhe riciklimit te tyre, si dhe prodhimi i energjise me metoda ekologjike, jane duke zene nje vend gjithnje e me te rendesishem, por shkencetaret po kembengulin per nje mase akoma me radikale ne stilin tone te jeteses, e cila mund te jete nga me te fuqishmet: te hame shume me pak mish nga sa jemi mesuar.
Industrializimi i bujqesise dhe blegtorise, eshte nje nga nxitesit e shfarosjes me te keqe te specieve, qe pas asaj te dinosaureve, qe do te thote se 96% e gjitareve sot perbehet nga njerezit dhe kafshet e prodhimit te mishit.
Ndotja qe i behet ekosistemit nga prodhimi ndustrial i mishit, eshte me e madhe se ndotja qe shkaktohet si rrjedhoje e gjithe makinave, kamioneve dhe aeroplaneve te te gjithe botes. Rritja e kafsheve per mish, rezikon zhdukjen e shume kafsheve te tjera, sikurse gjithashtu infekton lumenj, dete dhe ka arritur deri ne oqeane.
Ne disa vende, eshte e nevojshme te ulet konsumi i mishit me plot 90%, nese duam te parandalojme pasojat dramatike te ndryshimeve te klimes. Duke marre parasysh rritjen shperthyese te numrit te njerezve qe do do te popullojne boten deri ne 2050, edhe bulmeti dhe vezet do duhet te zevendesohen me shume me ushqime bimore. Pra, faktet po tregojne se njeriu duhet te kthehet ne nje - pothuaj vegjetarian, e shprehur ndryshe, me nje term me te ri, fleksitarian (flexitarian).

Cfare do te ndodhe nese konsumojme me pak mish?

  • Do te infektohemi me pak nga mikrobet e rrezikshme qe transmetohen nga kafshet te njeriu ne saje te mishit.
  • Do te ngarkohemi me pak me antibiotike dhe hormone
  • Do te rrezikojme me pak nga semundjet kardiovaskulare, diabeti dhe disa lloje kanceri.
  • Do te evitojme yndyrna te cilat nxisin inflamacion = semundshmeri.
  • Do te evitojme keqtrajtimin dhe masakrimin e miliona kafsheve cdo vit.

Si mund te zevendesoni mishin ne ushqimin e perditshem?

Mishi eshte pa dyshim nje nder ushqimet me te pasura ne lende ushqyese te domosdoshme si hekuri, zinku, vitamina B12, vitamina A, etj. Por, elementi ushqyes me i cmuar i tij eshte hekuri. Nese vendosim te evitojme mishin e kuq, do duhet te bejme zgjedhjet e duhura per te plotesuar kete mineral te rendesishem. Keto zgjedhje jane perimet me ngjyre jeshile, fasulet, thjerrzat, panxhari, peshku i vogel qe konsumohet bashke me hala, cokollata e zeze, kuinoa dhe kerpudhat. Nga ana tjeter, duhet te rrisim konsumin e ushqimeve te pasura ne vitamine C, per te ndihmuar perthithjen e hekurit.

A duhet te behemi vegjetarian?

Jo, nuk eshte e nevojshme qe te eliminoni krejtesisht mishin nga ushqimi juaj, thjeshte behet fjale per ta kufizuar konsumin e tij. Ju mund te konsumoni nje sasi te vogel mishi (rreth 120gr/jave), te shperndare ne sasi te vogla ne disa vakte, sepse prezenca e tij rrit gjithashtu perthithjen e hekurit qe gjendet te ushqimet bimore. Ky rekomandim vlen vecanerisht per mishin e vicit dhe te derrit. Por, mire eshte qe edhe konsumi i mishit te pules dhe peshkut te reduktohet ne sasite qe rekomandohen per ushqyerje te kompletuar, qe do te thote, 1 here ne jave mund te konsumoni 100-150gr mish pule, dhe 2-3 here ne jave 150gr peshk, mundesisht nga peshkim qe mbron ekosistemin.
Nese deshironi nje te ardhme me te mire per femijet tuaj, filloni nga sot, konsumoni me pak mish!