+355 4 224 8981

7 ushqimet me te mira per gruan

Ushqimet dhe suplementet qe garantojne shendetin e gruas

Ne jemi cfare hame

Nga Blerina

Ushqimi luan rol te rendesishem ne jeten tone. Zgjedhjet qe ne bejme ne nje dite, influencojne shume pak shendetin tone per mire ose per keq, por kur keto zgjedhje perseriten cdo dite, cdo muaj, nder vite dhe dekada, perfitimet ose demet behen madhore. Per kete arsye, vemendja te ushqimi sot eshte investim per shendetin neser.

Si te pranoni peshen tuaj

Vleresoni veten dhe te tjeret nga vlerat njerezore te ndryshme qe kane, qe s'kane te bejne me peshen trupore. Kuptoni qe paragjykimi i njerezve nga pesha eshte njesoj i demshem si paragjykimi per fene, rracen apo gjinine.
Perdorni terma pozitiv ne pershkrimin e peshes suaj.
Pranoni komentet e mira nga te tjeret.
Fokusohuni ne te gjithe veten tuaj duke perfshire inteligjencen, aftesite tuaja profesionale dhe shoqerore.
Pranoni qe nuk ka dieta magjike e as zgjidhje cudiberese.
Mjaft nga nje diete ne tjetren, adoptoni nje regjim te shendetshem ushqimor dhe ushtrohuni fizikisht.
Asnjehere mos ulni konsumin e ushqimit nen nivelin qe duhet per te marre gjithe lendet e nevojshme ushqyese.
Filloni aktivitet fizik, jo sepse do t'ju dobesoje por sepse do t'ju dhuroj shendet dhe kenaqesi.
Kerkoni mbeshtetje dhe ndihme nga njerezit qe ju duan.
Zgjidhni dietolog dhe ekspert qe ju ndihmojne te fitoni vetebesimin, dhe kane prioritet shendetin tuaj - jo vetem peshen trupore!
Jepini rendesi peshes trupore per ndikimin qe ajo ka ne shendetin tuaj, jo ne pamje.

Lexo më shumë

Restoranti yne

Pije natyrale, lengje te fresket dhe ushqim i shendetshem

Restoranti yne sherben kafe cilesore, pije te pergatitura me lende te pare natyrale dhe te paster, kakao organik, cajra bimor te vecante dhe cilesor, te shoqeruar me mjalte te paster. Mengjeset e shendetshem me zgjedhje stine & tradite jane specialiteti yne. Vakti i drekes ofrohet me pjata te dites, te ndertuara me shume kujdes dhe merak nga shefi yne Erid Kara, per nje vakt kryesor te lehte, te kompletuar dhe te shijshem. Ne darke mund te zgjidhni nje pjate te lehte si sallata te ndryshme, te pergatitura me te mbjellat e fermes sone bio, ne shoqerine e nje gote vere te mire.