+355 4 224 8981

Ushqimi i varfer eshte pergjegjes per perhapjen e kancerit

Si te ndryshoni dieten per te rritur mbrojtjen nga kanceri, studimi i ri i Harvardit

Publikuar më 27 Maj 2019, në Këshilla

Dieta e varfer pergjegjese per perhapjen e kancerit 

Kanceri eshte shkaktari nr 2 i vdekjeve ne Shtetet e Bashkuara, pergjegjes per 1 ne 4 vekje. Ne 2108, 1,7 milione amerikane jane diagnostikuar me kancer dhe 0,6 milione parashikohet te humbin jeten si pasoje e kesaj semundje. Sipas studimit te Universitetit te Harvardit, te publikuar vetem 4 dite me pare, ne revisten shkencore Journal of National Cancer Institute – Cancer Spectrum, ne 2015 jane evidentuar me shume se 80.000 raste te reja kanceri, te cilat lidhen me kequshqyerjen. Kjo do te thote qe mosmarrja e mjaftueshme e disa ushqimeve dhe marrja e tepert e disa te tjereve, eshte pergjegjese per 5% te kancereve invaziv ne Amerike, duke u barazuar pothuaj me alkolin. Ne me te shumten e rasteve, shkak u konkludua marrja e pamjaftueshme e drithrave integrale dhe marrja me tepri e mishit te perpunuar.

Faktoret dietetik me te rendesishem

  • Marrja e pamjaftueshme e drithrave te plote (me krunde), dhe konsumi i tepert i mishit te perpunuar u shoqerua me numrin me te madh te rasteve te reja te kancerit.
  • Marrja e pamjaftueshme e drithrave te plote dhe bulmetit, ishin faktoret kryesor ushqimor qe lidheshin me parandalimin e ngarkeses kancerit ne Amerike. Edhe pse konsumi i drithrave te plote eshte rritur disi vitet e fundit, ende eshte i pamjaftueshem ne raport me rekomandimet prej 3 racionesh/dite.
  • Konsumi i tepert i nenprodukteve te mishit eshte faktori i trete ushqimor me i rendesishem ne zhvillimin e kancerit ne USA.
  • 16% e rasteve te kancerit u lidhen me obezitetin dhe mekanizmat e nxitur prej shtimit te mases dhjamore ne trup. Obeziteti njihet si nje faktor rreziku per 13 tipe kanceri.
  • Kanceri i lidhur me ushqimin ishte me i shpeshte ne burra se ne gra. 
  • Ndryshe nga studime te meparshme, ne kete rast shkencetaret gjeten nje lidhje pak me te dobet te konsumit te fruta/perimeve dhe mbrojtjes nga kanceri, e cila kapi vleren 9% krahasuar me 28% te studimeve te meparshme, megjithate, konsumi i ulet i fruta/perimeve mbetet nje faktor i rendesishem rreziku per kancer.

Keshilla

  • Rrisni konsumin e drithrave te plote, duke kthyer gjysmen e atyre qe konsumoni ne integrale. Kjo do te thote te vendosni tershere, theker, buke te zeze, makarona dhe oriz integral, kuinoa dhe hikerror, me shpesh ne ushqimin e perditshem.
  • Konsumoni 3 racione bulmet ne dite, duke preferuar me shume kosin dhe djathin ne vend te qumeshtit, mundesisht me yndyre te reduktuar. Kjo do te rriste ndjeshem parandalimin e kancerit te zorres se trashe, duke qene se bulmeti luan rol mbrojtes kunder ketij kanceri.
  • Ulni konsumin e nenprodukteve te mishit: sallame, proshuta, salcice, kremvice, pancete, mish i tymosur etj.
  • Evitoni pijet e sheqerosura te femijet dhe adoleshentet, pasi ato lidhen me rritje te peshes trupore dhe rrjedhimisht me rritje te rrezikut nga kanceri.

Bibliografia:
Fang Fang Zhang, MD, PhD et.al., Preventable Cancer Burden Associated with Poor Diet in the United States, JNCI Cancer Spectrum, 22 May, 2019