Frytet e tokes
Nje marredhenie reciproke
Marredhenia me token eshte nje marredhenie shume e vecante e cila te pasuron ne shume aspekte. Ajo te meson krejt natyrshem ligjet e jetes, te ben njeri te ndjeshem por edhe me kembe ne toke. Nuk te le te ndjehesh kurre bosh brenda vetes. Per kete duhet qe dhe femijet te krijojne lidhje me punet e tokes dhe gjithshka qe lidhet me te. Duhet qe ata te kuptojne vlerat e verteta ne jete nepermjet dashurise per punen, bimet dhe kafshet. Duhet qe te kuptojne ligjet e natyres edhe kur ato jane te egra. Duhet qe te mesohen me kushtet e saj dhe te fitojne zotesi per te pasur ekuiliber dhe harmoni ne jeten e tyre. Sigurisht, duhet te dine vlerat e ushqimeve te verteta dhe ti perqafojne ato si nje e arme e forte qe jeta na jep, per te gezuar shendet te mire. Se ne fund te fundit, sic thote dhe Artur Shopenhauer “Shendeti eshte dhurata me e cmuar qe I jepet njeriut”!