Qofte me thjerrza te kuqe dhe shege
Nje ushqim ideal per femijet, plot hekur dhe proteina
Publikuar më 14 Dhjetor 2017, në Receta
Qofte me thjerrza te kuqe, shege dhe tahini
Perberesit
Per 30 qofte (6 racione)
- 35gr tahini*
- lengun e 1 1/3 limoni
- 4 hudhra te shtypura
- kripe, piper
- 7lm vaj ulliri
- 90gr thjerrza te kuqe*
- 50gr bullgur*
- 200gr karrota
- pak sheqer kaf
- 150ml leng karrote ose uje
- 1 qepe te kuqe, te grire holle
- 1lm kimino
- 1lv spec te kuq te bluar
- 1lm salce specash*
- 1lm pure domateje
- gjethet e dy tufave koliander te fresket ose majdanoz
- kokrrat e 1 shege
- 25gr gjethe sallate
Pergatitja
- Per te bere salcen e tahinit, perzieni tahinin me 75ml uje, lengun e gjysem limonit, 1 hudher te shtypur, kripe, piper dhe 2 luge te medha vaj ulliri. Salca duhet te kete konsistence te trashe.
- Hidhni thjerrzat ne 250ml uje dhe i zieni, pasi marrin vale ulni zjarrin, mbulojini me kapak dhe i lini per rreth 20minuta, deri sa te zbuten plotesisht. Hiqini nga zjarri dhe hidhni bullgurin, i lini rreth 20min bashke, sa te fryhen kokrrat e bullgurit.
- Gatuani karrotat me sheqerin, kripen dhe piperin, ne lengun e karrotave ose ne uje. Kur te jene zbutur plotesisht, kulloni ujin, shtypini dhe bashkojini me thjerrzat.
- Ne tigan vendosni lugen tjeter te vajit te ullirit dhe kaverdisni qepen deri sa te zbutet plotesisht, rreth 7minuta. Hidhni kiminon, specin e kuq pluhur, dhe hudhren e mbetur, dhe gatuani 2 minuta akoma. Shtoni pasten e specave dhe purene e domates dhe gatuani edhe 30sec. Hidheni perberjen ne enen me thjerrzat. Shtoni lengun e 1 limoni, gjysmen e koliandrit, 2 luge te medha vaj ulliri dhe provoni per kripe, piper.
- Formoni qoftet sa nje kokerr arre, me nje shtypje te vogel ne mes, per te vendosur sheget. Perzieni koliandrin e mbetur me 2 luge vaj ulliri dhe limonin qe ka tepruar dhe e hidhni siper qofteve. Sperkateni me salcen e tahinit. Sherbejini me gjethe sallate.
Shpjegime*
- Thjerrza te kuqe, bullgur dhe tahini, si edhe paste specash, gjeni ne rrjetin e marketeve Spar, ne TEG dhe QTU. (Pasten e specave e gjeni ne sektorin e produkteve organike. Mund ta lini edhe jashte recetes, nese nuk gjeni)
- Nese s'keni koliander te fresket, perdorni majdanozin.
Kjo recete eshte shume e pasur ne minerale, vecanerisht hekur dhe magnez, si dhe ne fibra bimore dhe proteina. Permban antioksidante dhe fitokimikate shume te vlefshem kunder kolesterolit te larte dhe diabetit.