+355 4 224 8981

Lazanja me perime

Me receten klasike te beshamelit

Publikuar më 30 Tetor 2019, në Receta

Lazanja me perime

Perberesit per 6 racione

Per salcen e domates (ose mund te perdorni salce domatesh konserve):

  • 1 gote domate kubike te fresket
  • pak borzilok
  • 2 thelpinj hudher
  • pak vaj ulliri
  • Kripe, piper

Pergatitja:

  1. Ne nje tigan hidhni pak vaj ulliri dhe hudhrat. Shtoni me pas domatet dhe ne fund borzilokun. I bluani ne blender. (Hiqjuni lekuren domateve)

Per mbushjen:

  • 2 patellxhane te prere ne feta te holla te barabarta
  • 2 kunguj te prere ne feta te holla
  • 2 karrota te prera ne feta
  • 2 speca te kuq te prere ne fije stergjatshe dhe me pas te prere ne tresh per se gjati
  • 4 kerpudha te prera ne feta
  • majdanoz
  • kripe, piper
  • 90gr parmixhano te grire

Pergatitja:

  1. Kaverdisni me pak vaj ulliri, kripe, piper te gjitha perimet, vec e vec sipas llojit, sa te marrin pak faqe. Ne fund ju shtoni pak majdanoz te fresket dhe vendosini menjane. Sipas preferences, perimet mundet qe edhe te piqen ne furre.

Per petet:

  • 100gr miell semola
  • 1 veze

Pergatitja:

  1. Hidhni ne nje tas miellin, hapni nje grope ne mes dhe hidhin vezen. Perzieni gradualisht vezen me miellin duke e rrahur me pirun. Punoni brumin me duar deri sa te behet uniform. E lini te pushoje, te mbeshtjelle me membrane (celofan kuzhine).
  2. Hapni petet me makinen e pastave duke i holluar deri te te numri i parafundit.

Per beshamelin:

  • 0,5 lt qumesht
  • 4 luge te medha gjalpe
  • 4 luge te medha miell
  • arre moskat
  • 1 qepe “cloute” (1/2 qepe te e cila keni “gozhduar” me karafila 1 gjethe dafine)

Pergatitja:

  1. Pergatisni qepen dhe ne nje tenxhere hidhni qumeshtin bashke me te. Ndizni zjarrin dhe prisni momentin pikerisht perpara se qumeshti te marre vale.
  2. Ne nje tenxhere tjeter, hidhni gjalpin dhe miellin dhe perzieni mbi zjarr mesatar deri sa mielli te marre nje ngjyre te florinjte. 
  3. Shtoni qumeshtin pak nga pak te mielli dhe me kujdes transferoni edhe qepen.
  4. Ulni zjarrin dhe gatuani per rreth 20 minuta duke perzier shpesh.
  5. Hidhni arren e Moskatit.
  6. Kaloni salcen ne nje site dhe hidhni qepen.

Pergatitja finale e lazanjes:

  1. Ndizni furren ne 180grade C.
  2. Shtroni ne nje tepsi te vogel salcen e domates dhe me pas petet. Siper petes shtroni perimet, serish salce domatesh, nje shtrese beshamel dhe djathe parmixhano. Riperserisni procedure, pete, perime, salce domatesh, beshamel, djathe. Ne fund, pas petes shtoni vetem salcen e domateve, beshamelin dhe djathin. Piqeni ne furre duke e pritur sa te marre nje ngjyre te kafte tek tuk persiper, dhe beshameli te forcohet.
  3. Sherbejeni me pak rukola te grire persiper.