+355 4 224 8981

Si te gatuajme mashurkat?

Disa ide per te dale nga monotonia

Publikuar më 5 Korrik 2019, në Receta

Si ti gatuani Mashurkat?

Mashurkat – gatimi baze

  • 0,5kg mashurka

Salce mesdhetare

  • 3 luge te medha vaj ulliri
  • 2 luge te vogla leng limoni
  • 2 hudhra mesatare
  • kripe, piper

Pergatitja

  1. Zjeni 5min ne avull mashurkat. I perzieni sa jane te ngrohta me salcen.

Me shume alternativa

  1. Mashurka tradicionale: zevendesoni lengun e limonit me lengun dhe lekuren e nje portokalli dhe hidhni persiper feta bajamesh te pjekura.
  2. Sperkatini me borzilok te fresket, speca te kuq te grire dhe djathe dhie.
  3. Shtoni pak pika salce soje.
  4. Shtojini qepe sauté dhe kerpudha sauté mbi mashurkat dhe dhe pak salce soje.
  5. Mashurka me arome Azie: Kombinoni mashurkat e zjera pa salcen me 1lm salce soje, 1lm xhinxher te grire, 1lm uthull orizi, 1lm mjalte, koliander te fresket dhe fara susami.
  6. Sallate "Nicoise": Perzjeni 1 kavanoz ton, ½ kupe ullinj, 1 veze te zier te prere ne feta, 1 domate te prere me mashurkat dhe salcen me 1lm mustarde, 2lm borzilok ose majdanoz ose koper.
  7. Mashurka te marinuara: Kombinoni mashurkat pa salcen me 450gr fasule te zjera, 1 spec rrumbullak te kuq te prere ne fije, dhe 1 kupe qepe te kuqe te prere ne fije. Perzjejini me ½ kupe vaj ulliri, ½ kupe vere te kuqe ose uthull, 1lv kripe, ½ lv piper, ½ kupe majdanoz dhe 3 hudhra te shtypura. Lereni perzjerjen te marinohet gjate gjithe nates ne frigorifer.
  8. Mashurka indiane me *Curry: Ne nje tas te madh rrihni 2lv leng limoni, cerek kupe vaj ulliri, 1lv curry, 2lv salce soje. Perzjeni ne to mashurkat e zjera bashke me salcen e tyre dhe sperkatini me fara susami.

*Salce soja, Curry, dhe mustarde cilesore gjeni ne Spar, ne stenden e produkteve nga bota.