+355 4 224 8981

Makarona me salcice dhe brokoli

Nje recete me makarona "bio", per femije

Publikuar më 11 Mars 2019, në Receta

Makarona bio, per femije

Perberesit per 4 racione

  • 200gr Makarona Garofalo, per femije
  • 100gr salcice artizanale, pa konservante
  • 100gr brokoli te prera ne lule te vogla
  • 100gr karrota te prera ne feta te holla
  • 5 luge te medha vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 40gr djathe parmixhano

Pergatitja

  1. Ne nje tenxhere me uje dhe kripe, zieni makaronat sipas udhezimeve te paketimit.
  2. Ne nje tigan te thelle hidhni vajin e ullirit dhe salcicet, per ti dhene nje faqe.
  3. Me pas shtoni brokolin dhe karrotat. Pasi ti tiganisni vetem pak minuta, shtoni pak uje dhe i lini te deri sa te behen al dente.
  4. Shtoni ne tigan makaronat (jo te ziera plotesisht), dhe i gatuani bashke duke i perzier.
  5. Pasi te jene zbutur makaronat, hiqini dhe hidhini ne pjata. 
  6. Sherbejini me pak djathe parmixhano te grire persiper.