+355 4 224 8981

Qiqra me mish vici dhe kuinoa

Nje ushqim shume i pasur ne proteina

Publikuar më 21 Janar 2020, në Receta

Qiqra me mish vici dhe kuinoa

Perberesit per 4 persona

  • 200gr mish vici me kocke
  • 250gr qiqra, te lena ne uje 1 nate me pare (derdhur ujin me pas)
  • 60gr kuinoa
  • 1 kokerr qepe mesatare
  • 3 luge te medha salce domatesh te perqendruar
  • 3 thelpinj hudher
  • pak koriander kokerr
  • 2-3  gjethe dafine
  • pak kimino
  • Kripe, piper
  • Pak vaj ulliri

Pergatitja

  1. Ne tenxhere hidhni vajin e ullirit dhe kaverdisni qepen e grire holle, hudhrat dhe erzat. Shtoni salcen e domates, gatuani per pak minuta dhe me pas mishin e vicit dhe qiqrat dhe i mbuloni me uje. i lini te ziejne ne zjarr te avashte dhe provoni per kripe, piper. 
  2. Zieni kuinoan pasi ta keni shplare mire, ne uje me kripe, ne raport 1:2, per 15 minuta. Pasi te jene gatuar qiqrat dhe mishi, dhe uji te kete shteruar mjaftueshem, shtoni kuinoan, perzieni dhe servireni.

*Sipas deshires, mund ti shtoni edhe pak spinaq ne fund ose pazi.