+355 4 224 8981

Supe me brokoli

E dobishme pertej imagjinates

Publikuar më 19 Nëntor 2019, në Receta

Supe me brokoli

Perberesit:

  • 1 koke brokoli, te prere ne copeza
  • 1 patate mesatare te prere ne kubike
  • 1 qepe te thate, te vogel, te prere imet
  • 2 + 1 thelpinj hudher
  • 80gr parmixhano ose kackavall, te grire, (+ pak te grire imet per servirjen ne pjate)
  • 4 luge te medha vaj ulliri
  • kripe, piper
  • pak bishta qepesh te njoma, te grira imet

Pergatitja:

  1. Ne nje tenxhere inoksi hidhni qepet, 2 hudhrat me vajin e ullirit dhe i kaverdisni lehte. 
  2. Shtoni brokolin, patatet dhe mbulojini me uje. I sillni ne vale dhe i lini deri sa patatet te zihen plotesisht.
  3. I kaloni ne blender dhe shtoni aty djathin parmixhano dhe 1 hudher. I bluani deri sa te formohet mase kremoze.
  4. I kaloni dhe nje here ne tenxhere dhe provoni per kripe, piper.
  5. E sherbeni ne pjate me pak djathe parmixhano te grire persiper, pak bishta qepesh te njoma te grire imet dhe 2-3 pika vaj ulliri ekstra te virgjer.

Vlerat ushqyese:

Brokoli i kombinuar me qepen, hudhrat dhe vajin e ullirit ekstra te virgjer, ofron nje veprimtari te fuqishme detoksifikuese per metalet e renda dhe mbron organizmin e femijeve fdhe te rriturve, vecanerisht ne nivel molekule ADN-je, duke parandaluar demtime te rrezikshme te saj. Per kete arsye, ky ushqim klasifikohet si i jashtezakonshem per femijet e vegjel vecanerisht.

Keshille*

Per ta bere maksimalisht ushqyese kete recete, provoni qe brokolin ta zieni me vete ne avull per vetem pak minuta, deri sa te zbutet, dhe me pas e bashkoni me perberesit e tjere ne blender.