+355 4 224 8981

Analiza e përbërjes së trupit

Kjo matje kryehet me nje nder aparaturat me te avancuara ne fushen e antropometrise, TANITA MC 780. Ajo realizohet me metoden e bio-impendences, duke percjelle nje rryme te paperfillshme e cila, mat rezistencen ne dhjam dhe me algoritme shume te avancuara llogarit gjithe parametrat e meposhtem me saktesi maksimale:

  • perberjen e trupit ne dhjam ne total si dhe te detajuar ne segmentet; trung, krahe dhe kembe.
  • perberjen e trupit ne mase muskulare, ne total si dhe te detajuar ne segmentet; trung, krahe dhe kembe.
  • dhjamin splahnik I cili, eshte dhjami qe depozitohet rreth organeve te barkut duke vene ne rrezik sistemin kardiovaskular dhe metabolizmin e sheqerit.
  • perberjen e trupit ne uje ne total si dhe shperndarjen e tij brenda dhe jashte qelizave.
  • moshen metabolike e cila tregon mireqenien fizike perkatesisht per moshen
  • metabolizmin bazal qe korrespondon me sa kalori djeg trupi juaj ne 24 ore ne kushte qetesie.
  • konstruktin e trupit.
  • performancen muskulare te gjymtyreve te poshtme.
  • shperndarjen e dhjamit ne trup.

Kjo matje zgjat rreth 15minuta, bashke me interpretimin, dhe kushton 1500 lekë.