+355 4 224 8981

Dieta antiinflamatore e personalizuar

Qasja dietetike per te ulur inflamacionin - Nje diete qe mund t'ju riktheje shendetin e humbur

Inflamacioni mendohet te jete shkaku i pjeses me te madhe te semundjeve kronike, perfshire ketu:

  • sindromen metabolike
  • diabetin e tipit 2
  • kancerin
  • semundjet kardiovaskulare
  • semundjet inflamatore te zorreve
  • artitin
  • semundjet autoimunitar
  • dhe se fundmi ka te dhena qe e lidhin ate me ulje te performances konjitive

Lende te ndryshme ushqyese, ushqime dhe zakone dietetike kane treguar efekt pozitiv ne uljen e markerave inflamator. Shume persona mbipeshe arrijne te rrezojne lehtesisht peshen e tepert me kete lloj diete.

Parimet thelbesore te dietes antiinflamatore

Konsumi me bollek i fruta – perimeve 

Zgjedhja e ushqimeve me indeks glicemik te ulet

Konsumi cdo dite i frutave te thate dhe farave ose gjalpit te tyre

Pershtatja e cilesise dhe sasise se acideve lyrore

Marrja e mjaftueshme e probiotikeve

Vleresimi i alergjive ose intolerancave ushqimore

Konsumi i alkolit pa e tepruar

Gjumi dhe stresi

Dieta antiinflamatore ofrohet ne format pershkrimi javor, me receta gatimi, liste te blerjes se ushqimeve te nevojshme dhe udhezime per gjetjen e tyre ne treg. Sipas nevojave individuale do te keshillohen edhe analizat e nevojshme per vleresimin e statusit ushqimor dhe inflamator, si dhe suplementet e rekomanduar te cilet disponohen ne qendren tone.

Dieta dobesimi

renie ne peshe & edukim

Ky sherbim konsiston ne percaktimin e dietes me shkrim, ne menyre qe individi ta pergatise ne kushtet e shtepise. Abonimi behet 1 mujor dhe perfshin 3 takime. Ne takimin e pare behet vizita e detajuar dhe percaktohet regjimi ushqimor per 2 javet e para. Ne takimin e dyte, pas dy javeve, vleresohet ecuria dhe jepet regjimi perkates. Ne takimin e trete, vleresohet serish ecuria dhe jepet regjimi afatgjate.

Gjate ketij bashkepunimi mund ne synojme te realizojme uljen e peshes se tepert me nje ritem prej 1kg/jave, uljen e mases se tepert dhjamore, ruajtjen e mases muskulare, permiresimin e hidratimit te trupit dhe shperndarjen e duhur te ujit brenda dhe jashte qelizes. 

dieta mesdhetare

Dietat tona bazohen ne parimet e dietes mesdhetare e cila rezulton dieta me e mire ne bote. Per me teper, kjo diete i shkon per shtat klimes dhe zakoneve tona. Ajo eshte e shijshme dhe e larmishme.

Recetat tona ofrojne kombinimet me te mira te vitaminave, mineraleve dhe antioksidanteve, per te forcuar imunitetin dhe per te plotesuar gjithe depozitat e trupit ne lende esenciale ushqyese.

e lehte ne zbatim

Nje diete, qe te jete e suksesshme duhet te jete e lehte per t'u zbatuar. Per kete ne mundohemi te perpilojme menu te cilat realizohen lehtesisht ne kushtet e shtepise, me perberes qe gjenden ne tregun tone me cmime te arsyeshme. 

Dietologji klinike

dieta terapeutike

Fjala "diete" lidhet lehtesisht me mbipeshen dhe format trupore. Ne fakt, dieta nuk sherben vetem per te arritur nje peshe trupore te mire. Dieta eshte mjet i pandare i terapise se semundjeve kronike, metabolike dhe gjenetike. Si e tille, ajo duhet aplikuar gjithmone krahas mjekimit perkates ne menyre qe te pershpejtoje sherimin dhe te siguroje nje status te mire ushqimor.  Nje regjim te tille mund ta percaktoje vetem nje dietolog klinik, me eksperience dhe praktike ne pavionet perkatese. 

dietat terapeutike i referohen trajtimit te:

Prane nesh mund te drejtoheni per te marre regjimin e pershtatshem per cdo situate shendetsore ne te cilen ndodheni. Ne ju pajisim me keshilla dietetike te cilat bazohen ne evidenca shkencore e bashkekohore dhe synojne ne trajtimin e:

  • Diabetit & semundjeve te zemres
  • Semundjeve renale
  • Semundjeve te heparit
  • Semundjeve tumorale
  • Crregullimeve hormonale si hipo & hipertiroidizmit
  • Semundjeve autoimune
  • Artritit
  • Cregullimeve te aparatit tretes
  • Anoreksise nervore