+355 4 224 8981

Sa gjate mund te ruani ushqimet ne shtepi

Cilat jane ushqimet qe domosdoshmerisht duhet te ruhen ne frigorifer

Publikuar më 13 Mars 2016, në Këshilla

Jetegjatesia e ushqimeve

Prodhimet shtazore

  • Mishi i fresket, mishi i pules, peshku, karkalecat: ne freskues 2-3 dite, ne ngrirje deri 6 muaj
  • Mishi i grire: ne freskues 2 dite, ne ngrirje 4 muaj
  • Vezet: 5 jave

Bulmeti

  • Gjalpi: ne freskues 3 muaj
  • Qumeshti: I pasterizuar, ne freskues 3-5 dite 
  • Kosi: 1-2 jave

Fruta – Perime

  • Kungulli i dimrit: 3 muaj
  • Mollet: ne frigorifer 3 jave
  • Patatet: ne ambjent 3 jave
  • Spinaqi, domatet: ne frigorifer 3 dite
  • Qepe, hudhra: 2 jave
  • Kerpudha: ne freskues 1 jave
  • Fruta te thara: 6 muaj

Te tjera

  • Fasulet, makaronat, tershera, orizi, mielli i bardhe: 1 vit
  • Mielli me hime: 3 muaj
  • Vaji i ullirit ekstra i virgjer: ne erresire, pa ajer, 18muaj
  • Uthulla: 2 vjet
  • Fruta te thate: me levozhge 6 – 24muaj, pa levozhge 6 – 12muaj
  • Erzat e thata: te bluara 2vjet, te plota 4 vjet
  • Kafja: 1 vit

5 ushqime "surprize" qe duhet te ruhen patjeter ne frigorifer

Pervec ushqimeve qe te gjithe e dime se mund te ruhen vetem ne frigorifer, sic jane mishi, peshku, bulmeti, dhe disa perime delikate, jane edhe disa ushqime te tjera qe duhet ti vendosim ne ftohje per te ruajtur cilesine e tyre. Ato jane si me poshte:

  1. Gjalpi i kikirikut i ber vete: eshte nder ushqimet me te predispozuara per tu mykur. Myku i tij eshte teper i rrezikshem 
  2. Mielli integral: kjo sepse mielli integral permban edhe embrionin e drithit I cili ka gjithe vitaminen E. Kjo vitamine eshte teper e oksidueshme nga ajri, temperatura dhe drita.
  3. Frutat e thate: vajrat esencial qe permbajne jane lehtesisht te oksidueshem nga temperatura, ajri dhe drita, prandaj eshte ide e mire ti ruani ne frigorifer.
  4. Vajrat e presuar ne te ftohte: vaji i linit, i farave te kungullit, lulediellit qe jane presuar ne te ftohte, e humbin cilesine e tyre nese lihen te hapur dhe jashte frigoriferit.
  5. Gjalpi: eshte mire te ruhet ne thellesi te frigoriferit dhe jot e dera ku temperatura nuk eshte shume e qendrueshme per arsye te hapje – mbylljeve te shpeshta.