+355 4 224 8981

20 rregullat e Blerines

Mbajini mend

Publikuar më 8 Nëntor 2018, në Këshilla

20 rregullat e Blerines…

  • Konsumoni ushqime te paperpunuara, te freskta dhe natyrale. Pjesa me e madhe e ushqimit tuaj te jene bimet e stines perkatese.
  • Konsumoni vetem ushqime qe mund te prishen, por perpara se te jene prishur. Evitoni vajrat e ndenjur si dhe frutat e thate dhe farat e ndenjura.
  • Konsumoni rralle mish te kuq. Preferoni shpende dhe prodhime deti te rritur natyralisht, me ushqimin natyral perkates.
  • Konsumoni nga pak qumesht te fresket nga bageti te rritura te lira, te ushqyera ne kullota te gjelbra. Preforoni kosin, dhallen (pa shume kripe), gjizen & hirren.
  • Preferoni vaj ulliri te presuar ne te ftohte, vaj farerash te presuar ne te ftohte. Evitoni skuqjen, gatuani me vaj ulliri pa kaluar 160grade celcius.
  • Konsumoni cdo dite 500-700gr fruta perime te freskta, mundesisht organike, ne sallata, supa, apo lehtesisht te ziera ne avull.
  • Konsumoni drithra te plote, mundesisht te mbire apo te fermentuar si trahanaja, buka e ardhur. Preferoni me shpesh thekren, grurin, tersheren, elbin, kuinoan dhe hikerrorin. Praktikoni me orizin njesoj si me fasulet, e lini nje nate ne uje dhe e derdhni ate, si dhe gatuajini si makaronat duke i zier me shume uje dhe fund e hidhni. Ne kete menyre evitoni arsenikun qe mund te permbaje orizi.
  • Preferoni shpesh dhe larmi fasulesh (te kuqe, te bardha, te zeza, thjerrza, qiqra). Sigurohuni qe fasulet te jene te reja, i lini ato ne uje te pakten nje nate dhe derdheni ate.
  • Pergatisni me menyra shtepiake ushqime te fermentuara si turshi, pije, uthull molle dhe salca (salce kosi).
  • Pergatisni leng mishi nga kocka dhe perime, dhe ruajeni ne frigorifer per ta perdorur ne gatimet e perditshme.
  • Konsumoni cajra bimor si caji jeshil, caji i malit, sherebela, bari i bletes, i blirit, i hithrave, boronicave etj., me mase.
  • Perdorni kripe te paperpunuar dhe erza natyrale si rozmarina, rigoni, mentja, kopra, majdanozi dhe trumza.
  • Pasuroni salcat e sallatave me vaj ulliri, uthull molle ose limon, hudher ose qepe, dhe erza te freskta si borzilok, mente, koriander, rozmarine.
  • Evitoni ushqimet me shume sheqer ose shume yndyre. 
  • Pini uje burimi, te filtruar ose te ambalazhuar ne ene qelqi.
  • Gatuani vetem ne ene celiku te paoksidueshem, gize, qelqi ose me shtrese smalti cilesor.
  • Konsumoni cokollate te zeze, vere dhe birre - te pa-pasterizuara.
  • Perdorni vetem suplemente bimor, te certifikuar si organik, pa tejkaluar sasine e rekomanduar.
  • Merrni mjaftueshem drite dielli, gjume dhe aktivitet fizik.
  • Mendoni pozitivisht, minimizoni stresin.
  • Falni mirenjohje!