+355 4 224 8981

Pagjumesia mund te ndikoje peshen tuaj

Mungesa e gjumit ul energjine qe shpenzojme

Publikuar më 8 Mars 2016, në Këshilla

Pagjumesia ju ul cilesine e jetes

Mungesa e gjumit e ben trupin te shpenzoje me pak energji. Ky rezultat vjen si nje faktor shtese, pervec atij qe lidhet me kontroll te dobet te urise te lidhur me pagjumesine. Studimi qe ka konkluduar ketu, sygjeron se gjumi i mjaftueshem dhe i mire mund teperbej nje menyre parandalimi te mbipeshes.
Ne ditet e sotme, pagjumesia eshte nje fenomen shume i perhapur, per shkak te stresit te rritur dhe te vazhdueshem qe perjetohet.

Mekanizmi eshte vene re te jete ulja e ritmit me te cilin trupi djeg kalori mengjesin pas nje nate pa gjume. Gjithashtu, nje nate pa gjume eshte pare te pasohet me nivele te larta sheqeri ne mengjes si dhe te hormoneve te stresit si kortizoni.
Nje numer studimesh ka vene re se personat qe flene me pak se 5 ore ne nate, kane me shume shance te shtojne peshe dhe te shfaqin semundje qe lidhen me mbipeshen si diabet te tipit 2.

Nje tjeter fakt qe e mbeshtet kete teori eshte perhapja e sindromes metabolike (mbipeshe, diabet, hiperlipidemi dhe hipertension), ne persona qe punojne me turne. Jo me kot, ne vendet e zhvilluara punet me turne paguhen me shume. Per kete arsye, eshte mire qe gjithkush t’i kushtoje vemendjen e duhur regjimit per sa i perket gjumit te nates. Mungesa e tij eshte e pazevendesueshme.

Rregullat e gjumit

  • Oret e nevojshme te gjumit te nates jane 6-7 per te rriturit
  • Duhet te bini ne gjume ne erresire te plote dhe te zgjoheni me driten natyrale te dites
  • Te shmanget televizori i ndezur kur flini gjume, madje edhe perpara se t'ju zer gjumi
  • Shmangni perdorimin e pajisjeve elektronike me ekran perpara se te flini
  • Shmangni ushqime dhe pije stimuluese ne oret e vona te darkes
  • Evitoni valet e celulareve dhe te internetin afer krevatit tuaj