+355 4 224 8981

Dieta dhe Diabeti Tipi 2

Roli i dietes eshte kritik ne kontrollin e sheqerit ne gjak dhe komplikacioneve te tij ne shendet

Publikuar më 27 Nëntor 2013, në Shëndeti dhe mirëqënia

Dieta & Diabeti Tipi 2

Roli I dietes eshte kritik ne kontrollin e sheqerit ne gjak dhe komplikacioneve qe diabeti I tipit 2 paraqet si psh., semundje kardiovaskulare dhe renale. Personi qe vuan nga semundja e diabetit duhet te kuptoje qarte tre fjale kyce:

regjim - disiplinim -vetekontroll

Niveli I sheqerit ne gjak nuk ndikohet vetem nga sasia e sheqerit qe ne marrim nga dieta por edhe nga nje sere faktoresh te tjere si: sasia ne total e kalorive, numri I vakteve gjate dites, orari I te ngrenit, kombinimi me ushqime te tjera, permbajtja e dietes ne fibra dhe aktiviteti fizik qe kryejme.

Nga faktoret me te rendesishem qe lidhen drejtperdrejt me diabetin eshte dhjamosja e tepert dhe mbipesha! Nese jeni mbi peshe apo keni teprice dhjami, sidomos ne zonen e barkut, hapi i pare eshte te percaktoni regjimin ushqimor dhe aktivitetin fizik per te rrezuar te pakten 10% te peshes trupore!

keshilla te pergjithshme

  • Konsumoni 5 deri ne gjashte vakte ne dite: duke mbajtur nje distance prej 3 oresh nga vakti ne vakt.
  • Hani cdo dite ne te njejtat ore.
  • Keshillohet kombinimi I karbohidrateve me yndyrna esenciale dhe me ushqime me aciditet si uthull molle, limon etj.
  • Karbohidratet qe gjenden ne ushqime te pasura me fibra jane me te preferuarat!
  • Kujdes me alkolin: konsumi I alkolit rekomandohet te mos kaloje sasine e 1 gote vere /dite per femra dhe 1-2 gotash per meshkuj. Alkolin konsumojeni ne fund ten je vakti te plote dhe asnjehere me stomakun bosh sepse mund te pesoni hipoglicemi!
  • Ushqime si rrenja e selinose, agjinaret e Jeruzalemit dhe rrenjet e cikores permbajne karbohidrate te patretshme te cilat mund t'ju ndihmojne ne kontroll me te mire te glicemise.
  • Sa here qe planifikoni aktivitet fizik merrni masat per te konsumuar 14gr karbohidrate per cdo 1ore ushtrim. Sasi e tille gjendet ne 1 frut mesatar, 1 fete buke apo 1 gote qumesht.
  • Mbani nje ditar dhe shenoni cdo ushqim qe konsumoni, aktivitetin fizik qe kryeni dhe shifrat qe rezultojne nga matje e glicemise esell dhe dy ore pas buke.

i thoni - PO-:

  • Salmonit, sardeleve, merlucit, tonit ne konserve uji, koces e levrekut te eger (ulin rrezikun e semundjeve kardiovaskulare. Diabeti I tipit 2 ndodh shume me rralle ne popullata qe konsumojne shume shpesh keto Zarzavateve me gjethe jeshile: spinaq, pazi, gjethe panxhari dhe patate te embel (te pasura ne antioksidante, vitamine C, vitamine E. Patatja e embel mendohet te kete perberes specifike qe ndihmojne ekuilibrimin e Hudhrave (parandalon semundje te zemres, nje nga komplikacionet kryesore 
  • Qepeve (te pasura ne krom, ndihmojne metabolizmin e 
  • Domateve ( te pasura ne krom dhe antioksidante, lengu I tyre ul tendencen e mpiksjes se 
  • Kanelles (jo vetem stimulon receptoret e I nsulines, gjithashtu rrit ne menyre te ndjeshme afetsine e qelizes ne perdorimin e 
  • Frutave te freskta (duke u konsumuar ne sasi te kontrolluara ato ofrojne antioksidante dhe kane efekt stabilizues te 
  • Frutave te kuqe & vishnje (thanat, manaferrat, boronicat, kumbullat, sheget etj, ulin sheqerin ne gjak ne personat me diabet)

i thoni PO por -me mase-

  • Arrave (burim I shkelqyer I yndyrnave 
  • Drithrave te plota (permbajne fibra 
  • Vajit te ullirit ekstra te virgjer (vaktet qe permbajne vaj ulliri kane efekt pozitiv ne nivelin e sheqerit ne gjak qe I pason ato)

i thoni -JO-

  • Sheqerit te tavolines
  • Frutave te thara (fiq, kajsi, kumbulla, hurma te thara)
  • Ushqimeve me permbajtje te larte hekuri sidomos mishit te kuq (disa individe qe vuajne nga diabeti, sidomos meshkujt, mund te kene nivele te larta te hekurit ne gjak, gje qe lidhet me rrezikun per komplikacione si pasoje e problemeve te sheqerit ne gjak.
  • Teprices se yndyres totale ne diete (dietat e pasura ne yndyre lidhen me shfaqien e diabetit dhe semundje kardiovaskulare)
  • Yndyrnave te ngurta (gjalpi, dhjami, ajka e qumeshtit, rrisin rezistencen e insulines dhe shkaktojne rritje te nivelit te insulines ne gjak)
  • Yndyrnat trans (margarina vegjetale, vajrat e skuqies, vajrat e perpunuar, rrisin rezistencen ndaj insulines dhe rrezikun per formimin e pllakave ne muret e arterieve)
  • mishi trans pije me gaz

shembull meny - ditor 2000kcal

MENGJES

  • 1 kupe kos me 2 luge tershere + 1 kokerr veze te zier ose 30gr gjize pa kripe + 1 luge te vogel fara lini ose vaj ulliri ekstra te virgjer

PARADITE

  • 1 frut te kuq ose vishnje (rreth 120gr)
  • 2-3 karrota
  • 3 arra ose bajame ose kasius

DREKE

  • Sallate jeshile, domate, kastraveca, qepe dhe ullinj + 40gr djathe te bardhe pa yndyre + 2 luge te vogla vaj ulliri + 1 luge te madhe uthull molle + 1 fete buke thekre integrale
  • 150gr peshk ne furre me salce domatesh dhe hudhra
  • kupe oriz integral me lule brokoli
  • 1 leng qitro

PASDITE

  • 1 fete buke te zeze + salce ullinjsh & majdanoz + 30gr gjize + 1 flete sallate jeshile
  • 1 frut jeshil si molle jeshile + 1 caj CHAI + pak portokall te shtrydhur

DARKE

  • 1 sallate me laker te bardhe & fasule te kuqe + 40gr peshk ton ose 60gr sardele + 1 patate te embel me spinaq, qepe, hudhra & erza sipas deshires

PARA GJUMIT

  • 1 kupe syltjash te bere me qumesht pa yndyre, oriz integral, stevia* & kanelle

Blerina Bombaj, dietologe klinike

Tirane, Shkurt 2016