Glina, burimi i famshem dhe i lashte i ujit me te njohur per shqiptaret
Uji glina eshte cilesuar ne studime te shumta si kurativ
Publikuar më 7 Mars 2017, në Shëndeti dhe mirëqënia
Nga i famshmi dhe i vetmi burim i glinës
Burimi i glines eshte me i lashti dhe me i famshmi ne Shqiperi. Ajo cka e ben ujin glina te vecante eshte permbajtja e tij e pasur ne minerale, te cilet gjithnje e me pak po ofrohen ne ushqimet e perpunuara qe konsumojme ne kohet moderne. Uji Glina eshte vecanerisht i pasur ne Kalcium, nje mineral i cili ne bashkepunim me Magnezin, jane shume te rendesishem per funksionin kardiak dhe kontrollin e tensionit arterial.
Cilesite e prodhimit te ujit Glina
- Është uji i garantuar sot në tregun shqiptar
- Është ujë baktereologjikisht i pastër
- Ka përmbajtjen optimale të kripërave minerale të nevojshme për organizmin e njeriut
- Përpunohet me një nga teknologjitë më të avancuara
- Është i njohur dhe i miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
- Është konform ndaj organizatës ndërkombëtare të standarteve (ISO 9001/ ISO 22000)
A eshte i shendetshem uji mineral i gazuar? Ja cfare thone studimet:
- Uji me gaz mund te permerisoje aftesine e gelltitjes, te lehtesoje kapsllekun dhe te krijoje ndjesine e ngopjes me shpejt
- Uji mineral natyrshem i gazuar si Glina, mund te permiresoje kolesterolin dhe treguesit e inflamacionit, sipas nje studimi, gjithsesi studime te tjera me te medha nevojitetn per te perforcuar kete efekt.
- Uji i gazuar ka aciditet me shume se uji i zakonshem dhe shpeshhere akuzohet per ndikim negative ne smaltin e dhembeve. Megjithate, ky fakt nuk eshte vertetuar ne studime. Madje, ne krahasim me ujin e zakonshem, uji mineral mund te ndikoje pozitivisht ne masen kockore.
- Uji mineral i gazuar mund te ndikoje pozitivisht ne rregullimin etensionit arterial, ne saje te mineraleve dhe elektroliteve si kalciumi, magnezi dhe kaliumi.
- Ne ndryshim nga pijet me gaz te cilat permbajne sheqer dhe ngjyroses, uji me gaz eshte nje alternative shume e mire e hidratimit.
Historia e Ujit Mineral Glina
Glina, kjo mrekulli e natyrës shqiptare tashmë është e njohur si brenda dhe jashte vendit.
Historia e ujit mineral natyral Glina është sa e lashtë po aq edhe e re për ne.
Vendndodhja e burimit të këtij uji të famshëm është në fshatin Glinë në juglindje të Shqipërisë 25 km larg qytetit të Gjirokastrës (i cili ka marrë dhe emrin e burimit)
Prej kohësh ky ujë është përdorur nga banorët vendas jo vetëm për konsum të përditshëm por edhe si kurues për sëmundjet e ndryshme të sistemit urinar.
Ekzistojnë gojëdhëna të hershme shqiptare dhe greke të cilat dëshmojnë se Glina është përdorur si ujë kurativ që në mesjete. Shkencërisht ky ujë është studiuar për herë të parë nga shkencëtarët Austriakë Pralishic (profesor në Universitetin e Gracit në Austri) në vitin 1939. Më pas janë bërë edhe studime të tjera më të detajuara.
Në vitet ’60 pranë burimit të ujit mineral Glina u vendos një qendër spitalore e cila shërbente kryesisht për trajtimin terapeutik dhe kurimin e të sëmurëve me urolitiazë. Deri në vitet ’90 ky spital funksionoi në mënyrë të rregullt dhe rezultatet ishin shumë pozitive.
Për herë të parë uji mineral natyral Glina është përpunuar dhe botiluar nga një fabrikë me teknologji Gjermane e ndërtuar pranë burimit në vitin 1979. Uji i botiluar nga kjo fabrikë (ambalazhuar në shishe qelqi 1L) u bë i pazëvendësueshëm në tavolinat shqiptare.
Uji mineral natyral glina aprovohet si terapeutik ne kongresin e 5-te Mesdhetar te Mjekesise
Uji është bakterelogjikisht i pastër me një përmbajtje mineralesh optimale dhe të domosdoshme për organizmin e njeriut. Uji që i ofrohet sot konsumatorit shqiptar është i analizuar dhe testuar në disa nga laboratorët kimikë më të njohur në bote si: Laboratori Ndërkombëtar i Ujit, Cork, Irlande, Instituti i Kërkimeve Gjeologjike dhe Minerare, Athinë, Greqi dhe Divizioni i 3-të i PepsiCo, New York, USA.
Në bazë të rezultateve që janë nxjerrë nga analizat e mësipërme si dhe të atyre që janë zhvilluar në Shqipëri (në institutin e Higjienës dhe Epidemiologjisë, Tiranë, dhe Laboratori Kimik dhe Bakteorologjik, Gjirokastër), uji mineral natyral Glina njihet si i vetmi ujë mineral me veti kurative që mund të përdoret si terapeutik për kurimin e të sëmurëve me urolitiazë.
Ky konkluzion, bazuar në eksperimentet shkencore dhe studimet shumë vjeçare që janë kryer në këtë fushë, u aprovua edhe në Kongresin e 5-të Mesdhetar të Mjekësisë që u mbajt në shtator 1998 në Samos, Greqi.