+355 4 224 8981

te informohemi rreth kancerit

Nje ne tre persona eshte i predispozuar per tu prekur

Publikuar më 31 Gusht 2012, në Shëndeti dhe mirëqënia

Te informohemi rreth semundjes se kancerit

Cfare eshte kanceri?

  • Kanceri eshte nje semundje e kudo ndodhur ne bote dhe mund te preke cdo pjese te trupit tone.
  • Nje ne tre persona eshte i predispozuar per tu prekur nga kjo semundje gjate gjithe jetes, por kerkime te rendesishme shkencore qe jane bere kane konfirmuar se kanceri ka nje mundesi shume te madhe per tu parandaluar.
  • Kanceri eshte nje grup kompleks semundjesh, por ne cilendo pjese te trupit qe ai prek, shkakton nje riprodhim te pakontrolluar te qelizave te demtuara me nje specifike te nje indi apo organi, duke formuar nje mase qelizash qe ndryshe quhet tumor.
  • Faktoret kryesor qe shfaqin kete semundje jane gjenetik dhe ambjental. Ato luajne nje rol te rendesishem ne zhvillimin e kesaj semundje, por dime qe jane faktoret ambjental dhe menyra e jeteses qe kane influencen me te madhe per zhvillimin e kancerit.

Dhe ky eshte nje lajm i mire sepse duke ndryshuar stilin tone te jeteses ne mund te bejme hapa pozitiv per te parandaluar kancerin.

Dy menyrat me te rendesishme per te parandaluar kancerin jane:

  1. Te ushqehemi ne menyre te shendetshme dhe
  2. Te evitojme agjentet shkaktare te kancerit si cigarja e cila, eshte dhe me e dukshme nder agjentet e tjere.

Zbulimet e fundit kane treguar qe dietat e pasura ne fruta dhe perime parandalojne nje ne 5 raste ose dhe me shume nga te gjithe llojet ekancerit.
Specialistet e shendetit bien dakort qe nje diete e bazuar ne ushqime bimore e kombinuar me aktivitet fizik si dhe duke mbajtur nje peshe trupore normale, mund te uli deri ne 40% shfaqjen e rasteve te reja te kancerit. Kjo do te thote parandalim per 3 -4 milione raste ne bote cdo vit.

Cfare shkakton kancerin?

Zhvillimi i kancerit eshte nje proces biologjik i komplikuar dhe i cuditshem, keshtu qe ne nuk mund te themi se ka vetem nje agjent shkaktar por mund te permendim disa: si psh hormonet, statusi imunitar dhe mutacionet e fshehura ne gene te qelizes, por shkaktaret kryesor per zhvillimin e kancerit mbeten faktoret ambjental te cilet jane:

  • Toksinat, si duhani dhe alkoli
  • Ushqimi qe ne hame (zgjedhjet jo te shendetshme)
  • Agjentet infektues si viruset dhe bakteriet
  • Agjentet kimik
  • Rrezatimi nga rrezet e diellit dhe materialet radioaktive

Te gjithe keta faktore kancerogjen mund te demtojne qelizat normale te trupit dhe te shkaktojne zhvillimin e kancerit.

Gjithashtu dihet qe radikalet e lira -produkte te proceseve te ndryshme te trupit, luajne rol ne zhvillimin e kancerit. Mendohet se disa faktore mund reagojne se bashku ose me nje rradhe te caktuar per te filluar ose stimuluar semundjen e kancerit. Kanceri mund te zhvillohet gjate 10- 20 vjeteve prandaj moshat e medha jane dhe rastet me te shpeshta.

Si parandalohet kanceri?

Jane nje ser ushqimesh qe mund te parandalojne ose ngadalesojne procesin e kancerit. Te tilla ushqime njihen si "pengues" dhe perfshijne shumicen e ushqimeve me prejardhje bimore si: zarzavatet, frutat dhe drithrat e paperpunuar. Keto ushqime permbajne nutriente esenciale per nje shendet te mire si vitamina, minerale dhe fibra. Gjithashtu permbajne nje game perberesish te tjere bioaktiv duke perfshire antioksidantet, shume nga te cilet kane efekt mbrojtes. Ato ndihmojne ne mbrojtjen e organizmit nga shume semundje serioze perfshire dhe kancerin.

Evidencat tregojne qe:

  • Alkoli rrit rrezikun e kancerit ne pjesen e lartme te aparatit tretes dhe ne melci, ne zorren e trashe, ne gji si dhe ne mushkri.
  • Dietat qe permbajne % te larte kripe rrisin rrezikun e kancerit te stomakut
  • Dietat e pasura ne mish te kuq dhe produktet e tij rrisin rrezikun e zhvillimit te kancerit te kolonit, rektumit, gjithashtu dhe te gjirit e te prostates.
  • Dietat me perberje te larte yndyre mund te rrisin rrezikun e kancerit te mushkrive, kolonit, rektumit, gjirit dhe prostates. Po keto lloj dietash rrisin rrezikun e obezitetit I cili eshte faktor risku per disa lloje kanceresh.

A eshte kanceri i trashegueshem?

Shkencetaret vazhdojne te zbulojne gjithnje e me shume informacion per genet tona dhe menyren se si ata influencojne ndjeshmerine tone lidhur me semundje te ndryshme. Fakti eshte qe predispozita gjenetike mund ta rris probabilitetin e shfaqjes se kancerit por, kjo nuk do te thote se vertete do te ndodhi. Shumica e kencereve zhvillohen si pasoje e faktoreve ambjental. Kur me shume se nje pjesetar I familjes shfaq kancer eshte me e mundur te jete koincidence ose nga e njejta menyre jetese sesa nga faktore gjenetik.

Dieta, menyra e jeteses dhe kanceri

Kanceri mund te mos kurohet teresisht, por nje diete dhe menyre jetese e shendetshme mund te uli ne menyre drastike rrezikun e shfaqjes se nje sere kanceresh, si dhe disa semundjeve te tjera kronike si semundjet e zemres, infarktet dhe diabeti.

Nje kombinim i gjenetikes, sjelljes dhe faktoreve ambiental eshte pergjegjes per fillimin e nje zinxhiri reaksionesh qe kthen qelizen normale ne anormale, dhe qelizen anormale ne kanceroze. Ndryshimet qe fillojne procesin e kancerit quhen "fillim", dhe faza qe pason me ndarjen dhe rritjen e qelizes quhet "avancim"

Ne evidencat e fundit shkencore rezulton se menyra e jeteses dhe vecanerisht naga perdorimi I duhanit dhe dietat jo te shendetshme influencojne ne shfaqjen e shumices se kancereve.

Duhani eshte nje nder faktoret kryesor te kancerit te aparatit te frymemarrjes. 1 ne 4 raste te kancerit te mushkrive eshte duhanpires.

Gjithashtu duhani eshte shkaktar i kancerit te gojes dhe te ezofagut ne 70 - 90 % te te prekurve, dhe kjo mund te luaj rol edhe ne zhvillimin e kancerit te pankreasit, dhe fshikzes se urines.

Nje rol tjeter negativ qe luan duhanpirja eshte se redukton nivelin e vitaminave qe qarkullojne ne organizem e cila shkakton nje risk per kancer.

Por me te rrezikuarit jane ata qe, jo vetem pine duhan por edhe alkol njekohesisht.

Duke nderprere alkolin ulet dhe rreziku i kancerit te gojes, esofagut, zorreve, melcise si dhe te gjirit i cili eshte dhe kanceri me i perhapur ne bote.

Nje faktor tjeter qe rrit rrezikun e kancerit eshte dhe mishi i kuq kur hahet me shume se 100 gr ne dite. Mendohet se konsumi i tille i mishit, rrit rrezikun per kancerin e zorreve gjithashtu dhe te pankreasit, veshkave, prostates dhe gjirit. Te gjith ushqimet qe permbajne yndyrna me origjine shtazore ku perfshihet dhe mishi i kuq, si burim kryesor, mund te rrise rrezikun edhe per kancerin e mushkrive, zorreve, gjirit, mitres, dhe prostates.

Keshtu qe, menyra e jeteses dhe dieta e shendetshme mund te jene hapat me pozitiv per te parandaluar kancerin.

Si mund te parandalojme kancerin?

Shume ushqime mund ta parandalojne ose ta ulin procesin e zhvillimit te kancerit. Keto lloji ushqimesh njihen me emrin "inhibitore " dhe perfshijne ushqime bimore si; zarzavatet, frutat, farerat, drithrat, fasulet, cajrat, erzat. Keto ushqime permbajne lende ushqyese te cilat jane esenciale per nje shendet te mire, si vitaminat, mineralet dhe fibrat. Gjithashtu ato permbajne dhe lende bioaktive duke perfshire antioksidantet te cilet, kane nje funksion mbrojtes per qelizat ne semundje te ndryshme por edhe ne ato kancerogjene. Prandaj ushqimet me baze bimore rekomandohen ne variatete te ndyshme.

Pra, dietat e pasura ne perime dhe zarzavate ulin rrezikun e shume llojeve te kancerit. Mjaftojne 4-5 porcione fruta dhe zarzavate ne dite upper te ulurlin rrezikun e kancerit deri ne 20 % .

Gjithashtu aktiviteti sportive ndihmon ne parandalimin e kancerit te zorreve dhe ndoshta dhe te kancerit te gjirit, sidomos mbas menopauses.

Disa hapa praktik per parandalimin e kancerit

Hapi i pare: Zgjidhni nje diete me larmi te ushqimeve bimore

Kjo do te thote qe te hame rreth 600-800gr ose rreth 6-7 porcione ne dite ushqime bimore, sa me pak te perpunuara, disa nga keto lloj ushqimesh jane;

  • Drithrat e plote si buka,orizi, makaronat, tershera, kuinoa
  • Fasulet, thjerrzat dhe bishtajat
  • Zarzavatet qe rriten nen toke si karrotat, patatet, panxhari etj.
  • Zarzavatet jeshile dhe te familjes se kryqezoreve si brokoli, lakrat, lulelakra
  • Hudhrat dhe qepet
  • Erzat si rigoni, majdanozi, sherebela, borziloku, rozmarina. Erzat indiane si turmeriku dhe xhinxheri.
  • Cajrat bimor si jeshili, caji i malit etj.
  • Frutat e thata dhe farat
  • Vaji i ullirit i presuar ne te ftohte, vaji i linit.

Te gjitha ushqimet me baze bimore permbajne vitamina esenciale, minerale dhe shume substanca te rendesishme per organizmin per te luftuar agjentet kancerogjen.

Keto ushqime jane shume te varfera ne yndyrna dhe kalori te cilat jo vetem na mbrojne nga kanceri por gjithashtu na ndihmojne te kontrollojme dhe peshen e cila, eshte nje faktor risku me vete per zhvilimin e kancerit.

Keto ushqime duhet te perdoren te freskta dhe sa me pak te gatuara.

Hapi i dyte: Hani sa me shpesh fruta dhe zarzavate

Kjo do te thote qe ne nje dite duhet te hame 400- 600 gr ose 5 racione ne dite fruta dhe zarzavate per cdo dite te vitit ne varietete te ndryshme.

Evidencat shkencore kane treguar qe dietat e pasura ne fruta dhe zarzavate ulin rrezikun e kancerit deri ne 20% .

Shkencetaret kane zbuluar disa nga keto ushqime te cilat jane shume te shendeteshme sepse permbajne komplekse vitaminash dhe mineralesh. Disa nga keto ushqime jane; lakrat e te gjitha llojeve, rrepat, karrotat, domatet, dhe qitro. Keto jane vecanerisht mbrojtese per organizmin por, nuk eshte e thene se jane te vetmet. Mund te kete dhe shume te tjera te pazbuluara akoma per benfitet e tyre, prandaj eshte e rendesishme te hame nga te gjitha llojet e frutave dhete zarzavateve.

Sheqeri i frutave dhe i lengut te fresket te frutave eshte me i shendetshem sesa ai artificial sepse frutat permbajne nutriente te tjere duke perfshire vitaminat dhe fibrat pervec sheqerit.

Hapi i trete: Te mbani nje peshe te shendetshme dhe te merreni me aktivitet fizik

Mbipesha mund te rrise riskun e kancerit keshtu qe, jo vetem duhet te kontrolloni marrjen e kalorive por, duhet te merreni edhe me aktivitet fizik qe te mbani trupin tuaj ne nje peshe te shendeteshme per gjith jeten.

Aktiviteti fizik i rregullt ul riskun e kancerit dhe ju mbron e parandalon dhe shume semundje te tjera.

Ideale eshte te keni nje menyre jetese aktive por, n.q.s. ju keni nje pune sedentare atehere mbani mend se cdo dy ore eshte e nje rendesie jetike te coheni dhe te levizni te pakten 5minuta. Mos harroni se mund te merreni me aktivitet si me poshte per te permbushur totalin:

  • Ecje per dhe nga dyqanet/ punet e ndryshme
  • Biciklete per te shkuar dhe ardhur nga dyqanet/ punet e ndryshme
  • Pune shtepie te fuqishme
  • Ngjitje shkallesh pa ashensor

Nje peshe e shendetshme ka nje tregues mase trupore (TMT) ndermjet 20 - 25. Kete tregues mund ta gjeni dhe vete duke pjestuar peshen (kg) me gjatesine (m) te ngritur ne katror: TMT=PESHA (kg)/GJATESIA2(m)

Nese vlera eshte me pak se 20 - ju konsideroheni "nen peshe"

Nese vlera eshte mbi 30 -ju konsideroheni "obez" (teper mbi peshe)

Nje menyre tjeter per te pare veten nese jeni apo jo mbipeshe, eshte dhe matja e perimetrit te barkut ku, per femrat quhet normale kur perimetri eshte deri ne 88 cm, dhe per meshkujt eshte deri ne 102 cm.

Hapi i katert: Pini sa me pak alkol qe te jete e mundur

Nje nder faktoret me te lidhur me shfaqien e kancerit eshte alkoli. Per kete eshte e keshillueshme te evitohet sa me shume. Femrat nuk duhet te kalojne 1 porcion alkol ne dite ndersa meshkujt nuk duhet te kalojne 2 porcione ne dite.

Gjithsesi, nese ju pelqen alkoli, preferoni veren e kuqe e cila permban antioksidante te cmuar dhe mund te thuhet se sjell edhe dobi per shendetin ne masen e caktuar!

Kujdes! Rreziku i kancerit rritet me shume per njerzit qe pine alkol dhe duhan njekohesisht.

Hapi i peste: Zgjidhni ushqime me % te ulet yndyre dhe kripe

Kjo do te thote qe te limitoni konsumin e yndyrnave por, vecanarisht te yndyrnave shtazore dhe nuk duhet te hani me shume se 6 grame kripe gjlle ne dite. Kripa eshte ne perqendrim te larte ne ushqimet e perpunuara. Ne ushqimet qe j gatuani vete eshte mire ta ulni masen e kripes avash-avash dhe do ta shihni se sa shpejt do te mesoheni me shijen dhe se sa te ndjeshem do te jeni me pas nga ushqimet me shume kripe.

Ushqimet nuk do te jene me pak te shijshme n.q.s. ju do te perdorni erza te njoma dhe pikante.

Duhet te keni parasyshe se shume ushqime te konservuara vecanarish supat, ushqimet e gatshme dhe drithrat e mengjesit, permbajne shume kripe, keshtu qe duhet te kontrollni etiketen e perberseve dhe te zgjidhni ato ushqime me permbajtje te ulet kripe.

Shume ushqime qe jane te larta ne % te kripes jane te larta dhe ne yndyrna. Keto ushqime, jo vetem qe rrisin rrezikun per kancerin por gjithashtu mund te shkaktojne obezitet qe ne vetevete eshte nje rrezik per semundjet kancerogjene.

Ka disa menyra qe te ulni sasine e yndyrnave ne dieten tuaj:

  1. Hiqni dore nga qumshti me ajke, djathrat e stazhonuar dhe te yndyrshem.
  2. Zgjidhni versione te ndryshme ushqimesh qe nuk permbajne yndyre.
  3. Te zierat dhe te pjekurat mund ti preferoni me shume se sa te skuqurat.
  4. Eleminoni mishin dhe nenproduktet e tij ne maksimum dhe n.q.s. e perdorni, zgjidhni pjeset muskulare qe nuk kane dhjame.
  5. Hiqeni lekuren kur gatuani pulen
  6. Eleminoni sa me shume biskotat dhe embelsirat
  7. Zgjidhni peshkun ne vend te mishit te kuq

Hapi i gjashte: Pregatitja dhe ruajtja e ushqimeve!

Disa myqe dhe kerpurdha ne ushqime prodhojne mykotoksina qe jane substance qe shkaktojne kancer. Myqet zakonisht jetojne ose zhvillohen ne ambjente te ngrohta keshtu qe ekziston mundesia qe ne ruajtjen e ushqimeve te zhvillohen dhe keto lloji myqesh. Shikoni qe ne produktete e fresketa te mos kete demtime ne siperfaqe sepse keto demtime mund ti bejne me te depertueshem myqet.

Kujdes!

  1. Mos konsumoni asnje ushqim pas dates se skadences qe eshte shkruar ne etikete
  2. Hidhni menjehere ushqimet qe kane zene myk

 A eshte djathi blu i sigurte per t'u ngrene?

Myqet e djathit blu jane myqe te kultivuara dhe djathi blu eshte plotesisht i sigurte per konsumatorin.

Gjithashtu risku i kancerit rritet edhe nga menyra se si e i gatuajme ushqimet si p.sh mishi dhe peshku nuk duhen skuqur apo pjekur aq shume sa te formojne pjese te djegura ne ngjyre te zeze.

Agjentet kancerogjen jane gjetur edhe ne lengun e mishit te gatuar ose skuqur ne temperature te larta.

Disa ushqime qe permbajne nitrate dhe nitrite kane nje rrezik tjeter, gjate tretjes keto substanca mund te shenderrohen ne substanca kancerogjene. Gjtihashtu dhe ushqimet e tymosura permbajne te njejti rrezik keshtu qe me mira eshte ti konsumojme sa me pak. Te tilla jane sallamet, proshutat, salcicet.

Dhe gjithmone te keni parasysh:

Mos pini duhan

Nese jeni duhanpires, mundohuni te pini sa me pak nese nuk mundeni ta eliminoni fare, sepse kjo do t'ju ndihmoje jo vetem ne uljen e rezikut te kancerit por, edhe semundjeve te tjera te traktit respirator. Kjo keshille mbron ju dhe ata qe jetojne ose punojne me ju.

Procesi i kancerit:

Termi kancer eshte nje term I pergjithshem I cili perdoret per te pershkruar me shume se 200 semundje te cilat kane nje efekt specifik ne organe dhe ne trup. Por cdo lloj kanceri fillon ne te njejten menyre, nga vetem nje qelize te demtuar. "Detajet" biologjike te kancerit akoma nuk jane zbuluar te gjitha krejtesisht por ama, ne dime se kush jane faktoret predispozues qe ndikojne ne zhvilimin e kancerit.

Si zhvillohet kanceri?

Trupi jone eshte I ndertuar ne ate menyre qe te eliminoje agjentet demtues para se ata te shkaktojne deme ne organizem, por disa here faktoret shkaktare ju shmangen agjenteve mbrojtes te organizmit dhe depertojne direkt e ne qelize duke shkaterruar informacionin gjenetik (DNA) qe ndodhet brenda cdo qelize.

A jane te gjitha gjendrat kanceroze?

Jo, ne fakt shumica e gjendrave jane beninje qe do te thote see nuk jane serioze por, mund te bejne presion ne muskuj ose organe qe I rrethojne dhe mund te shkaktojne dhimbje dhe demtim lokal.

Zbulimi, diagnostikimi dhe trajtimi:

Zbulimi I hershem I kancerit rrit mundesine e nje trajtimi te suksesshem dhe sherimit.

Keshtu qe, pervec hapave per parandalim, nje hap tjeter I rendesishem eshte qe ne duhet te njohim dhe trupin tone dhe te jemi te kujdesshem per cdo shenje.

Disa shenja te pergjithshme paralajmeruese:

Kujdes:

  • Mos kujtoni qe tumoret malinj jane te dhimbshem, shumica e tyre nuk jane.
  • Mos neglizhoni te shkoni te mjeku edhe kur keni frike ose jeni te merzitur per ekzaminimin dhe ate qe do ju thote ai
  • Tregojini mjekut per cdo ndryshim ose simptome te pazakonte sado e vogel apo e parendesishme t'ju duket ajo
  • Pyeteni mjekun tuaj si te vetekzaminoni gjoksin apo testikujt.

Vetekzaminimi

Eshte nje ide e mire te kontrolloni gjoksin rregullisht per ndonje gjender n.q.s. ju jeni femer apo testikujt tuaj n.q.s. jeni mashkull, mjeku ose infermjerja mund t'ju tregoje si ta beni kete.

Shume shpesh nje gjender mund te jete nje tumor beninj I dhimbshem dhe vetekzaminimi rrit mundesine per zbulimin e nje indi apo organi kancerogjen ne stadet e para pa u rritur ende. Afersisht ¾ e kancerit te gjirit jane gjetur nga vetekzaminimi, keshtu qe duhen vetem pak minuta per te bere nje vetekzaminim dhe kjo gje mund te beje ndryshimin apo diferencen.

Gjithashtu ne qofte se ju pini duhan atehere ju duhet te kontrolloni here pas here gjuhen dhe gojen, dhe gjithashtu kontrolloni dhe lekuren ne pjesen e poshtme te kembeve ne qofte se jeni femer, ne qofte se jeni mashkull kurrizin per ndonje zhvillim nishani .

Kontrolli

Kontrolli eshte shume i rendesishem sepse mund te zbuloje shenja te kancerit perpara se ato te shfaqin ndonje simptome edhe para se gjendrat te fryhen. Por kjo nuk do thote qe ju ta beni kete per cdo anomali qe keni.

Grate rreth moshes 50-64 duhet te kontrollohen nje here ne dy tre vjet per ndonje shenje te kancerit te gjirit. Dhe gjithashtu dhe per kancerin e qafes se mitres duhet te kontrollohen te gjitha femrat nga mosha 20 deri ne 64 vjec.

A jane rrezet X te demshme?

Rreziku per te shfaqur kancer Iirrezeve X eshte minimal ne krahasim me perfitimin qe mund te kemi duke goditur qelizat kancerogjene.

Si diagnostikohet kanceri?

Mjeku ne fillim merr nje historik mjekesor, nje ekzaminim te jashtem dhe analizat e gjakut dhe te urines.

Ne qofte se tumori eshte i dukshem atehere duhet te drejtoheni tek nje mjek onkolog per te bere analiza te tjera.

Per te ekzaminuar nje mase tumorale merret nje pjese e vogel indi apo organi dhe shikohet ne mikroskop. Kjo analize quhet biopsi. Ne qofte se tumori eshte ne gjak (likid), atehere merret nje moster gjaku dhe shikohet ne mikroskop, shpeshhere per analize merret leng cerebrospinal ne kolonen vertebrale dhe kjo procedure quhet puncture lumbale. Rrezet X dhe skaneri ne te gjith trupin mund te perdoren per te zbuluar me shume rreth kancerit dhe te percaktojme menyren me te mire te trajtimit.

Si Trajtohet kanceri?

Percaktimi i trajtimi te kancerit varet nga lloji i kancerit.

Tipi i kanceri identifikohet ne organin ku ka filluar dhe ne llojin e qelizes qe ka derivuar. Por kjo varet dhe nga koha kur kanceri eshte shfaqur ne trup dhe kjo do te percaktoje dhe llojin e trajtimit qe do kete.

Trajtimi mund te perdoret vetem ose me kombinime ku perfshihen :

  • Me ane kirurgjikale ku behet heqja e organit apo indit te infektuar
  • Terapia me rreze e cila konsiston ne nje doze te kontrolluar rrezesh me nje spcifike per te vepruar mbi qelizat kancerogjene dhe tumorin vetem ne ate zone ku eshte e infektuar.
  • Trajtimi me hormone, mund te perdoret ne ato lloji kanceresh qe jane sensitive nga hormonet si kanceri I gjirit dhe I prostates.
  • Imunoterapia konsiston ne trajtimin me substanca natyrale te prodhuara nga sistemi imunitar qe te godasi ose te shkatrroje qelizat kancerogjene
  • Terapia komplementare si akupuntura, aromaterapia, homeopatia, jane disa metoda qe njerzit I perdorin per tu cliruar nga dhimbjet dhe disa njerez thone qe pas kesaj ata ndjehen me mire, por keto jane terapi suplementare keshtu qe para se ti aplikoni konsultohuni me mjekun tuaj dhe sigurohuni te gjeni nje specialist ne kete fushe.

A kurohet kaceri?

Shume lloje kanceri qe diagnostikohen ne fazat e para reagojne mire pas trajtimit, dhe shume njerez qe kane pasur kancer jane kuruar dhe tani bejne nje jete te shendetshme.

Por disa here ndodh qe nje kancer pas nje trajtimi te suksesshem mund te shfaqet perseri dhe duhet te bejme nje analize tjeter.

Keshilla

  • Beni zgjedhje te shendeteshme ushqimi
  • Mos pini duhan
  • Beni aktivitet fizik
  • Mbrojeni lekuren tuaj nga rrezet e diellit
  • Rrespektoni rregullat e mbrojtes per shendetin ne pune.
  • Ne qofte se nje nga te afermit e familjes tuaj nen 45 vjec ka shfaqur kacer ne gjoks, miter apo ne zorre atehere konsultohuni me nje mjek.
  • Ne qofte se jeni femer kontrollojeni gjoksin tuaj dhe beni nje ekzaminim te qafes se mitres nje here ne 3 ose 5 vjet
  • Ne qofte se jani mashkull kontrolloni testikujt tuaj vazhdimisht.
  • Kontrolloni ushqimet e paketuara per permbajtjen e tyre te yndyres, kripes dhe sheqerit.

Fjalor:

Antioksidante - Substance qe mbrojne qelizat dhe DNA e tyre nga radikalet e lira

Beninj - Mase e pademshme (jo kancerogjene)

Biopsi - Eshte nje lloji ekzaminimi I nje mostre indi e cila kontrollon per prezencen

ose jo te ndonje semundje

Perberesit Bioaktiv - Gjenden vecanarisht ne fruta, zarzavate dhe ushqime te tjera me permbajtje bimore

qe jane biologjikisht active dhe ketu perfshihen vitaminat dhe mineralet, gjithashtu

mund te permbajne dhe antioksidante dhe antialergjik.

Treguesi i mases trupit - Eshte pesha permbi gjatesine ne meter katror

Rrezik kanceri - Propabiliteti I zhvillimit te kancerit ne nje periudhe kohe

Kancerogjene - Substanca shkaktare te kancerit, pergjithsisht perdoret per te pershkruar perbersit

qe veprojne direct ne DNA qelizes dhe strukturat e saj

DNA - Eshte acidi deoksiribonukleik qe eshte dhe mbajtesi i informacionit gjenetik

ne cdo qelize

Punkture lumbale - Procedura per te marre nje moster (leng cerebrospinal), ne rajonin lumbal te trupit

per te diagnostikuar nje semundje ose per te percaktuar mjekimin Sistemi limfatik - Sistem i perbere nga gjendrat dhe limfa ne enet e gjakut, ky sistem ndihmon

ne luftimin e infeksionit dhe eshte Iingjashem me sistemin e qarkullimit te gjakut

Malinj - Tumor kancerogjen, i demshem, qe perhapet pa kontroll

Mamogram - Imazh i marre nga sruktura e gjirit me ane te rrezeve X

Metastaze - Procesi kur kanceri shperndahet ne pjese te tjera te trupit dhe ky term zakonisht

perdoret per nje tumor te dyte si rezultat i ketij procesi.

Mutacion - Ndryshim ne DNA e qelizes, mutacionet jane te lindura ose te fituara gjate jetes

Menopause - Koha kur menstruacionet nderpriten, afersisht rreth moshes 50 vjec

Mykotoksina - Perberes toksik qe prodhohen ne ushqime si rezultat i kontaminimit me myqe

Esofag - Tubi i cili percon ushqimin nga goja per ne stomak

Onkolog - Mjeku specialist per semundjet kancerogjene

Pre-kanceroze - Stadi i pare ose koha kur kanceri nuk eshte akoma Iidukshem

Tumor - Nje mase muskulare e formuar nga qeliza te reja , tumoret malinje jane quajtur

kancere sepse jane shkaktuar nga zhvillimi(devijimi) I qelizave te pakontrolluara

Blerina Bombaj - dietologe klinike

Literature: Keshilli Nacional i Parandalimit te Kancerit

Shoqata Amerikane e Kancerit

Shoqata Amerikane e Kerkimit te Kancerit

Akademia e Ushqimit & Dietologjise