+355 4 224 8981

Si te shtosh nga 30 deri 50 vite jete

Parametrat qe tregojne mireqenien fizike dhe ritmin e plakjes

Publikuar më 23 Mars 2016, në Shëndeti dhe mirëqënia

Cfare mund te na shtoje vite jete

  • pesha trupore afer minimumit te keshillueshem -  40 vite
  • ushqimi i shendetshem - 15 deri 25 vite
  • aktiviteti fizik - 10 deri 20 vite

10 bio-parametrat me te rendesishem

  1. Masa muskulare – Perdore ose harroje! (Nje pjese e mire e te moshuarve vdesin nga sarkopenia – mungesa e muskujve) Mangesia e saj e rrit 230% rrezikun e vdekjes.
  2. Forca muskulare – matet me aftesine e te ulurut ne gjunje dhe ngriturit 
  3. Metabolizmi – Ritmi me te cilin trupi shpenzon energji. Ne moshen 70 vjecare ne djegim 500 kalori me pak sesa ne moshen 25 vjecare per te njejten peshe.
  4. Permbajtja e trupit ne dhjam – me shume dhjame sjell plakje me te shpejte
  5. Kapaciteti aerobik - Sa me i vogel kapaciteti i ajrosjes se mushkrive, aq me e shkurter jeta. Provoni te fryni nje tullumbac, vereni volumin me cdo frymemarrje.
  6. Sheqeri ne gjak - Qofte nje rritje e lehte e sheqerit mund te rrise me 30% shancet e vdekjes nga cdo arsye.
  7. Raporti Total Cholesterol/HDL – kur eshte me i madh se 4:1 tregon rrezikshmeri per arteriet.
  8. Hipertensioni – plak sistemin e qarkullimit dhe nuk furnizon si duhet indet dhe organet.
  9. Densiteti – kockave - Mjaftojne 2 jave shtrire ne krevat dhe humbasim 1% te mases sone kockore. Vetem kjo tregon rendesine e levizjes dhe peshengritjes per te ruajtur masen kockore.
  10. Rregullimi i temperatures se trupit – tregues i rendesishem i mireqenies fizike.