Si te karikojme baterite me ushqime natyrale?
Keto jane zgjedhjet me te thjeshta
Publikuar më 19 Gusht 2016, në Shëndeti dhe mirëqënia
Si te karikojme baterite me ushqime natyrale?
Sa here qe ndjeni veten te ezauruar nga lodhja e perditshme dhe ngarkesa emocionale, mendojeni ushqimin si nje aleat shume te dobishem per t’ju dhene ate dozen e nevojshme te energjise.
Ja 4 zgjedhje super – energjike
Kujdes vaktin e darkes
Nje darke kalorike dhe e pasur ne yndyrna dhe karbohidrate do te okupoje organizmin me tretjen dhe perthithjen me shume sec duhet dhe nuk I jep mundesine atij te harxhoje energji per rikuperim dhe rigjenerim. Darka ideale do te ishte nje cope e bollshme peshk ton mbi nje shtrat spinaqi te fresket dhe 1 fete buke thekre.
Kur gjumi nuk ka orar
Arrat dhe qershite e tharta (edhe te thara), jane te pasura ne melatonine, hormone qe rregullon ciklin tone cirkadian dhe permireson shume gjumin tone.
Ndjehesh e lodhur per te shkuar ne palester?
Etja eshte shpesh nje arsye e fshehur e lodhjes. Mungesa e ujit mund te stimuloje nivele te ulta te energjise dhe plogeshti. Pini uje dhe caj bimor (pa sheqer), gjate gjithe dites. Mbani gjithmone nje shishe uje prane jush ne menyre qe te mos "harroni" te pini uje. Edhe ushqime te pasura ne uje si shalqiu, kastraveci, sallata jeshile ndihmojne te qendroni te hidratuar.
Kur keni udhetim per te bere
Nje filxhan kafe eshte i domosdoshem. Eshte vertetuar se kafeina parandalon pergjumien kur jemi ne timon. POr kujdes; personat qe kane ndjeshmeri te larte ndaj kafeines duhet ta evitojne ate ne oret e vona te dites pasi mund t'ju crregulloje gjumin.