+355 4 224 8981

Ushqimi dhe fertiliteti

Nje trup i mire ushqyer eshte me i preferuar per krijimin e nje jete te re

Publikuar më 23 Mars 2016, në Këshilla

Ushqimi qe mbeshtet fertilitetin

Per shume cifte lufta me infertilitetin perfundon ne zgjidhje mjeksore shume te kushtueshme te kombinuar me ilace te pakendshme. Tashme qendron nje menyre natyrale, e sigurt dhe virtualisht e lire, e disponueshme per te gjithe ciftet: 10 ndryshime te thjeshta ne ushqim dhe regjim. Bazuar ne studimet e fundit nga shkenctare te Harvardit po shprehim shkurt cfare duhet te beni per te rritur shancet e nje shtatzanie:

Ushqimi dhe zakonet qe rrisin fertilitetin

  1. Hekuri: marrja e mjaftueshme e hekurit nga supplement ose nga burime bimore (psh. Thjerrza, fasule, spinaq etj) ka treguar se ul riskun e infertilitetit
  2. Bulmet me yndyre te plote: Te pakten nje racion qumesht se kos ne dite duhet te jete me yndyre te plote si psh. 2% e larte. Konsumi vetem i bulmetit pa yndyre ka pasur lidhje me ulje te fertilitetit.
  3. Proteina nga burime bimore: Rrisni konsumin e proteinave bimore si ato te fasuleve, orizit, drithrave, frutave te thate, farave.
  4. Yndyrna te pangopura, bimore: Konsumi i perditshem i vajrave si vaji i ullirit, i lulediellit dhe misrit eshte i preferuar dhe keshillohet te zevendesojne yndyrnat e ngurta si margarina, gjalpi, dhjami te cilat keto te fundit jane lidhur me ulje te fertilitetit.
  5. Perdorimi i multivitaminave eshte lidhur me ulje te infertilitetit ne disa studime.
  6. Ulje e perdorimit te sheqerit dhe produkteve te miellit: Nje reduktim i ushqimeve qe rrjedhin nga perpunimi i drithrave dhe brumrave te tjere si dhe sheqerit eshte shume i keshillueshem sidomos per femrat qe vuajne nga Sindroma e Polikistit te Vezoreve.
  7. Peshe e ulet trupore: Shtatzania dhe laktacioni kerkojne nje trup te afte per te perballuar nevojat e ketyre fazave dhe qe kjo te ndodhe trupi i femres duhet te kete sasine e mjaftueshme te dhjamit ne trupit. Por KUJDES: njesoj ndikon negativisht edhe teprica e dhjamit ne trup, prandaj rekomandohet qe femra te kete ose te arrije nje peshe optimale, normale perpar se te mbetet shtatzane.
  8. Cigarja, kafja dhe alkoli : ne sasi te vogla nuk duket se kane ndonje efekt negativ per sa i perket fertilitetit por gjithsesi rekomandimet jane per te pasur shume kujdes qe te mos teprohet me te tre keto produkte.
  9. Rrisni aktivitetin fizik qe te rrisni Fertilitetin! Sidomos aktiviteti fizik intensive duket te permiresoje ne menyre te konsiderueshme kushtet e nje shtatzanie.
  10. Evitoni ndotesit e ambjentit: Pak e veshtire kjo sepse nuk eshte tamam ne doren tone por gjithsesi ushqimet qe akuzohen per permbajtje merkuri jane peshqit me trup te madh si peshku ton, peshkaqeni, salmoni etj.

Ne perfundim do doja te theksoja se nje trup i shendetshem qe do te thote nje jete me ushqim cilesor, regjim te rregullt dhe pa abuzime do te ishte me i preferuar per krijimin e nje jete te re.