+355 4 224 8981

Cfare te bejme per merkurin te peshqit

Sa peshk duhet te konsumojme?

Publikuar më 17 Maj 2018, në Këshilla

Cfare te bejme per merkurin e peshqve?

Peshku eshte nje zgjedhje shume e mire proteinash, dhe yndyrnat e tij na mbrojne nga semundjet e zemres. Megjithate, pothuaj te gjithe peshqit permbajne gjurme merkuri, nje metal toksik, dhe disa prodhime deti permbajne ndotes te tjere te quajtur POP (persistent organic compounds). Sikurse peshqit e vegjel perbejne ushqim per peshqit e medhenj, perqendrimi i merkurit dhe POP-ve rritet, keshtu qe peshqit grabitqare permbajne sasine me te larte te tyre. Prandaj, peshqit e medhenj te thellesive te oqeaneve, eshte e keshillueshme te konsumohen sa me rralle.
Meqene se nje diete e pasur ne peshk dhe prodhime deti eshte e dobishme per shendetin kardiovaskular dhe te trurit, keto ushqime mbeten nje pjese e rendesishme e dietes sone.

Rekomandimet

Pjesa me e madhe e adulteve mund te konsumoje 360gr peshk dhe prodhime deti ne jave, per sa kohe evitojne peshqit grabitqare te medhenj, dhe mbeshteten ne peshkimin lokal.
Per grate shtatzane ose qe planifikojne shtatzani, apo ushqejne femijet me gji, si dhe femijet nen 12 vjec, duhet treguar kujdes per te evituar demtime te mundshme te sistemit nervor. E njejta sasi prej 360gr ne jave qendron, duke i shtuar edhe keto udhezime:

  • Konsumoni deri ne 360gr ne jave (te ndare ne 2-3 racione), nga lloje peshqish dhe prodhimesh deti te varfer ne merkur. 5 llojet me te zakonshem ne kete kategori jane karkalecat, peshku ton pendverdhe konserve (light), salmoni, merluci, sardelet, sepjet, molusqet, gaforret.
  • Peshku ton “Albacore” (i bardhe), ka me shume merkur se lloji i lartpermendur. Keshtu qe, kur te zgjidhni peshk mos konsumoni me shume se 180gr ton “albacore” ne jave.
  • Nese nuk jeni te sigurt per pastertine e peshkut dhe prodhimeve te detit qe sigurojne peshkimi lokal, mos konsumoni me shume se 180gr peshk ne jave. 
  • Te njejtat udhezime ndiqni edhe per femijet tuaj, por ne porcione me te vogla.

A kane kapsulat omega 3, Merkur?

Jo, suplementet me vaj peshku nuk permbajne merkur, pasi ky lidhet me proteinat ne masen muskulare te peshku dhe jo me yndyren.
Gjithsesi, mbani mend se studimet qe kane treguar efektet e dobishme te yndyrnave omega 3 ne shendetin e njeriut, i referohen me se shumti konsumit te peshkut dhe jo kapsulave.