Kuinoa, drithi me i shendetshem
Drithi me i pasur ne proteina, hekur dhe pa gluten
Publikuar më 20 Korrik 2016, në Super Ushqime
Si ta gatuani kuinoan
Kuinoa eshte nje ushqim i vecante i cili mund ti bej pjatat tuaja jo vetem te shijshme por edhe delikate.
Gatimi baze
- 1 kupe kuinoa
- 2 kupa uje ose leng perimesh ose leng mishi
- pak kripe deti
- Shplani mire kuinoan ne uje te bollshem (kjo procedure eshte e domosdoshme)
- Vendosnei kuinoan e shplare ne nje tenxhere me ujin dhe kripen dhe prisni te arrij vlimin.
- Ulni forcen e zjarrit dhe e lini rreth 15 minuta te ziej.
Pas gatimit, kokrrat behen disi transparente dhe embrioni shkeputet duke krijuar nje bisht ne forme spirale.
Nese doni qe kuinoa te marre nje shije me te forte mund ta piqni pak minuta para se ta gatuani.
Kombinimet me te mira
- E mira eshte qe kuinoa te gatuhet ne leng pule ose perimesh. Mund te tentoni ta gatuani ne leng ku dominon shija e borzilokut dhe ne fund e shijoni me pak vaj ulliri te mire.
- Hidheni kuinoan e gatuar siper perimeve te ndryshme te sallatave tuaja.
- I shtoni majdanoz, sherebel, qepe te njome dhe/ose hudher.
Kuinoa me fruta – per nje mengjes te pasur ne proteina
- ½ kupe kuinoa (te gatuar)+ ½ kupe tershere (te pagataur)
- ½ kupe manaferra ose boronica + kajsi + rrush ose mjeder
- 1 luge te madhe fara kungulli
- 3-4 bajame te thermuara
Pergatitja
- I perzieni me qumesht te fresket ose kos natyral ose qumesht bajamesh
- Sipas deshires mund ti shtoni edhe pak mjalte.
*Kuinoa mund te gjeni ne supermarketet Spar, ne Teg dhe QTU.