+355 4 224 8981

Vetite e turmerikut ne zbardhjen e dhembeve

Krijoni pasten tuaj te dhembeve, krejtesisht natyrale

Publikuar më 17 Mars 2016, në Receta

 Turmerik dhe vaj kokosi per zbardhjen e dhembeve

Turmeriku eshte nje erze indiane e cila se fundmi eshte vene ne fokus nga shume grupe kerkimore pasi ka rezultuar te jete nje nder bimet me potencial te jashtezakonshem anti-inflamator. Se fundmi, veti te tjera kurative kane dale ne pah dhe nje nder to eshte efekti i tij ne zbardhjen e dhembeve dhe trajtimin e semundjeve te mishrave te tyre. 

Edhe pse, turmeriku dallon per ngjyren e forte te verdhe qe ka dhe kudo qe te preke ai le njolle, ne perdorimin e dhembeve, kjo erze rezulton nje pastrues i shkelqyer duke i lene ato me te bardhe dhe te shndritshem. Gjithkush mund ta provoje kete formule natyrale pasi eshte 100% e sigurte.

Formula

  • 4 luge te medha turmerik*
  • 2 luge te medha sode buke
  • 2 luge vaj kokosi*
  • 2 pika vaj esencial rozmarine ose rigoni ose menteje ose karafili*

Pergatitja

I perzieni te gjithe perberesit dhe i ruani ne frigorifer ose ne nje vend te fresket.

*Perberesit me kete shenje i gjeni ne dyqanin e produkteve organike, Edesia perballe drejtorise se higjenes.