Pastico me pene integrale dhe kerpudha
Nje recete plot fibra dhe hekur
Publikuar më 4 Janar 2019, në Receta
Pastico me pene integrale dhe pak mish te grire
Perberesit
- 1 kokerr qepe te grire holle
- 1 thelpi hudher
- Pak arre moskat
- 100gr mish te grire
- 200gr kerpudha (porcini, kantarel ose shampinjon)
- 400ml qumesht pa yndyre
- 1 kokerr veze
- 50gr djathe dele kackavall
- 50ml vaj ulliri
- Majdanoz
Pergatitja
- Pergatisim kimen me qepen, hudhren, arren moskat. E gatuajme deri sa te shkriftohet mishi.
- Shtojme kerpudhat dhe pak leng perimesh, dhe i leme te ziejne.
- Ziejme makaronat duke i lene pak te forta, dhe i shtrojme ne tepsi.
- Pasi ftohet pak kima, rrahim vezet me qumeshtin ne nje tas me vete dhe ja shtojme makaronave persiper.
- I pjekim ne 180grade per rreth 30minuta.
Shenim: ne kete recete jane perdorur makaronat Garofalo, te cilat jane integrale dhe te certifikuara bio. Keto makarona i gjeni te gjithe rrjetet e supermarketeve Spar.