+355 4 224 8981

Rreth Kolesterolit

Kontrolli i nivelit te kolesterolit ne gjak

Publikuar më 16 Gusht 2012, në Shëndeti dhe mirëqënia

Kontrolli i nivelit te kolesterolit ne gjak

blood-test_7

Gjithkush nga ne, mbi moshen 20vjec, duhet te mase nivelin e kolesterolit ne gjak minimalisht cdo 5 vjet. Nje analize gjaku qe quhet profil lipoproteinik, mund t'ju ndihmoje te kuptoni nese jeni te kercenuar nga semundje koronare duke vezhguar substancat qe transportojne kolesterolin ne gjakun tuaj. Kjo analize behet esell, 12 ore pas konsumit te vaktit te fundit dhe ju informon per:

Kolesterolin total-nje matje e sasise totale te kolesterolit ne gjakun tuaj, e cila perfshin Kolesterolin LDL (te keq) dhe kolesterolin HDL (te mire).
LDL kolesteroli i keq- burimi kryesor i kolesterolot qe vesh dhe bllokon arteriet.
HDL kolesteroli i mire-HDL ndihmon per te larguar kolesterolin nga arteriet.
Tregliceridet-nje tjeter forme e yndyrnave ne gjak qe rrit rrezikun e shfaqies se semundjev te zemres.

Ne imazhin e mesiperm shfaqet nje segment i nje arterie qe furnizon zemren me gjak e cila eshte e bllokuar pikerisht nga depozitimi i kolesterolit ne muret ne saj.

Faktore Risku

Faktoret kryesore te riskut per rritjen e LDL-es

Duhanpirja
Hipertensioni (140/90 mmHg e lart)
Nivel i ulet i kolesterolit te mire HDL (me pak se 40 mg/dL)
Historik familiar te semundjeve te zhershme te zemres (semundje te zemres te babai ose vellai para moshes 55vjec; semundje te zemres te nenes ose motres para moshes 65vjec)
Mosha (meshkujt 45 e lart; femrat 55 e lart)
Kontrolloni kolesterolin tuaj duke e krahasuar me tabelen e meposhtme:

Niveli i Kolesterolit Total

Kategoria

Me pak se 200mg/dL Optimal
200-239 mg/dL Prane kufirit te larte
240mg/dL e siper I larte
LDL kolesteroli (i keq)

Kategoria e kolesterolit LDL

Me pak se 100mg/dL Optimal
100-129mg/dL Afer optimales/mbi optimalen
130-159 mg/dL Ne kufirin e larte
160-189 mg/dL I larte
190 mg/dL e larte Shume i larte
HDL Kolesteroli (i mire)

Kategoria e kolesterolit HDL

Me pak se 40 mg/dL Nje risk madhor per semundje te zemres
40-59 mg/dL Sa me i larte aq me mire
60 mg/dL e lart Konsiderohet mbrojtes ndaj semundjeve te zemres