Kanceri i stomakut
Si te ushqeheni pas zvogelimit te stomakut?
Publikuar më 9 Tetor 2019, në Shëndeti dhe mirëqënia
Regjim ushqimor pas heqjes se stomakut
Gastrektomia - eshte nderhyrja kirurgjikale per te hequr nje pjese te madhe te stomakut qe eshte prekur nga kanceri. Faza menjehere pas gastrektomise kerkon nje ushqyerje specifike, per te parandaluar ate qe quhet Dumping Syndrome, kalimin e shpejte te ushqimit ne zorre me pasoja te renda per tretjen. Pasi kalon faza e pare e pershtatjes, ushqimi fillon gradualisht te tolerohet me mire dhe pacientet mund te shtojne gamen e produkteve qe konsumojne, duke shtuar edhe kalorite. Nje nga efektet anesore te nderhyrjes eshte renia drastike ne peshe, e cila sjell edhe veshtiresi te metejshme ne perballjen me kimioterapine. Per kete arsye, mireushqyerja eshte jetike per keta paciente. Lexoni me poshte se si mund te filloni te pasuroni ushqimin e perditshem per individet qe kane kaluar fazen e pare te gastrektomise.
Zgjedhjet ushqimore qe duhet te preferohen:
- Zarzavate: *Spinaq, sallate jeshile, panxhar, agjinare, asparag, presh, speca te kuq, kerpudha te bardha ose porcini, mashurka, kungulleshe (kungulli i dimrit, madh ngjyre te verdhe), rukola, cikore, karrota, domate*, laker te bardhe dhe te kuqe, qepe jeshile, hudhra, brokoli, lulelaker
- Drithra: Elb, theker, tershere, buke thekre, oriz i eger, kuinoa (mundesisht organike)
- Mish: Peshk i vogel i kalter, pule e fshatit, pule deti, karkaleca, veze fshati
- Bulmet: Qumesht dhie, kos shtepie me yndyren e larguar, gjize pa yndyre, djathe dhie pa kripe
- Legume: Thjerrza, qiqra, fasule
- Fruta: Portokall*, lule shtrydhe*, mandarina*, kivi, rrush i kuq*, mjeder, manaferra, boronica, hide, thana
- Fara: Fara lini, luledielli, kerpi, kungulli, susami (te paketuara hermetikisht, mundesisht organike)
- Yndyrna: Vaj ulliri ekstra te virgjer, avokado, vaj lini*, vaj farash kerpi
- Ereza: Majdanoz, Borzilok, Rigon, Trumze, Borzilok, Rozmarine, Turmerik, Kanelle, Mente (nenexhik)
- Cajra: Zgjidhni caj me turmerik, xhinxher, bar blete, caj boronice te thate dhe kamomil, pa sheqer.
*Ushqimet qe kane kete shenje eshte e nevojshme te jene organike.
Konsumi i ushqimeve
Nga zarzavatet:
- Cdo dite: Spinaq ose rukola, panxhar te gjalle (te grire ne rende) + laker te bardhe + karrote + lloje te tjera nga zarzavatet e mesiperme. (Spinaqi te zihet dhe ti largohet uji)
- Cdo dite: hudher, qepe
- 3-4 here ne jave: presh dhe laker brukseli ose asparag
- 2 here ne jave: kerpudha te egra (si porcini) ose kerpudhat e zakonshme te bardha
Nga brumrat:
- Elbi, gruri*, tershera*, kuinoa e kuqe, orizi i eger, hikerrori.
- Buke thekre te zeze
Nga mishi:
- 3 here ne jave: peshk (sardele ose skumber ose levrek ose acuge)
- 1 here ne jave: gjoks pule ose pule deti (pula te rritura ne natyre)
- 3 here ne jave: veze te zier te fshatit
Nga bulmeti:
- 2 here ne dite: nje gote kos pa yndyre, gjize. Te preferohet qumeshti i dhise
Nga fasulet:
- 3-4 here ne jave: fasule, qiqra ose thjerrza ne forme supe, te gatuara pasi i keni lene nje nate ne uje. Konsumi i tyre te behet gradualisht me sasi te vogla si fillim.
Nga frutat:
- Cdo dite: portokall + kivi + 1 nga llojet e tjera te frutave qe shkruhen me lart
Nga farat:
- Cdo dite: fara lini, 4-5 here ne jave fara luledielli ose kungulli, ose bajame ose arra (organike)
Nga yndyrnat:
- Cdo dite: vaj lini, ulliri + ¼ avokado
Mishi i pules dhe peshku te shoqerohen patjeter me erza si rozmarina, trumza, rigoni, hudhra, turmeriku.
Uji te konsumohet midis vakteve dhe jo bashke me ushqimin. Blini uje te sigurte, mundesisht filtri ose ne ene qelqi.
Konsumoni 2-3 kupa caj bimor, larg vakteve.
Konsumoni sa me pak kafe, sheqer aspak, alkol fare.
Shembull i ushqimit ditor
- Mengjes: pak kos shtepie + 1 luge mjalte cilesor + vaj lini + fara lini + elb te zier ose tershere organike + manaferra ose boronica, te perziera mire, 1 caj bar blete ose turmerik
- Paradite: 2 mandarina, 10 bajame, 1 fete buke thekre me vaj ulliri dhe djathe te njome.
- Dreke: sallate jeshile, rukola, panxhar te gjalle te grire imet dhe qepe, peshk sardele ne furre me domate, qepe, hudhra, rigon + 1 kupe oriz te eger me fasule te kuqe ose te zeza, 1 fete buke thekre, vaj ulliri.
- Pasdite: 1 kupe kos me vaj lini, elb te zier, kanelle dhe mjalte; ose 1 kupe trahana me vaj ulliri dhe djathe dhie pa kripe.
- Darke: Supe me kungull te verdhe te zier, karrote, limon, vaj ulliri, fara luledielli; ose supe me brokoli dhe qepe; ose supe me kerpudha, qepe dhe rozamrine; 60gr gjize + vaj lini + fara lini (te fruluar mire), 1 kupe oriz te eger, 1 fete buke thekre me ¼ avokado.
- Para gjumit: 1 gote qumesht dhie te zier me turmerik, kanelle, xhinxher dhe pak mjalte cilesor te shtuar ne fund (pasi e hiqni nga vala)
Kujdes
- Ruani ushqimet ne frigorifer dhe perimet lajini me uje te bollshem dhe sode buke.
- Ushqimet si veza, mishi dhe peshku, te gatuhen mire.
- Gatuani mishin vetem me zierje, ndersa peshkun ne furre ose ne avull.
- Perimet si brokoli, karrotat, kungujt, i gatuani ne avull.
- Mos konsumoni asnje ushqim te skuqur.
- Evitoni krejtesisht nenproduktet e mishit si sallame, proshuta, salcice.
- Evitoni sa me shume kripen.
- Perdorni sa me shume hudhren e gjalle, psh ne salcat e sallatave (vaj ulliri, leng limoni, hudher, qepe)
- Evitoni krejtesisht sheqerin ne pije dhe ushqime.
- Evitoni miellin e bardhe dhe gatimet me te.
- Zgjidhni vetem makarona integrale dhe oriz integral.
- Perdorni buke me krunde, mundesisht thekre.
- Mos konsumoni drithra qe mund te jene ruajtur ne lageshtire. Mos konsumoni miser qe mund te kete zene myk.
- Konsumoni fasule te reja.
- Fasulet dhe orizin, lerini nje nate ne uje dhe derdheni ate.
- Preferoni ushqime te vendit tuaj, sa me te freskta dhe pa pesticide dhe kimikate.
- Shplodhuni dhe shetisni ne natyre sa me shpesh.