+355 4 224 8981

Supe me qiqra dhe spinaq

Shijet e shendetshme mesdhetare

Publikuar më 26 Shtator 2019, në Receta

Spinaq me qiqra

Perberesit per 4 racione:

  • 1kg Spinaq
  • 5 Qepe te njoma dhe ½ kokerr te thate, te grira holle
  • 2 Karrota ne rende
  • 2 Domate te prera ne kubike te vegjel. Preferohet ti hiqet cipa.
  • 200gr Qiqra te lena ne uje nje nate me pare
  • 1 tufe Koper, 1 tufe majdanoz
  • 60gr djathe te bardhe
  • Vaj ulliri
  • Kripe, piper

Pergatitja:


Zieni qiqrat pasi i keni lene nje nate ne uje dhe e keni derdhur ate.
Kaverdisni qepet. Hidhni karrotat e me pas domatet. Shtoni spinaqin dhe perzieni. Shtoni nje filxhan kafeje nga lengu i zirjes se qiqrave. 5-6minutat e fundit shton qiqrat dhe erzat.
E sherbeni me pak djathe te bardhe.