+355 4 224 8981

Kek me mjedra dhe vaj ulliri

Nje kek qe mund te provohet me cdo lloj fruti te stines

Publikuar më 5 Korrik 2019, në Receta

Kek me mjedra dhe vaj ulliri

Perberesit

  • 1 2/3 gota miell
  • ½ gote sheqer (mundesisht nga kallam sheqeri ose kaf)
  • 3 veze
  • ½ gote vaj ulliri
  • ½ gote qumesht
  • lekuren dhe lengun e nje gjysme limoni
  • 200gr mjedra ose qershi ose kajsi
  • 2 luge kafeje pluhur per pjekje
  • Pak vanilje

Pergatitja

  1. Ndizni furren ne 180 grade C
  2. Ne nje tepsi rrubullake vendosoni mjedrat ose frutat qe keni preferuar dhe hidhni pak sheqer persiper
  3. Rrihni vezet me sheqerin
  4. Shtoni vajin, me pas, pluhurin pjekes, gradualisht miellin, qumeshtin, lengun e limonit, lekurat e limonit, vaniljen
  5. Piqeni dhe provojeni me thike deri sa thika te dale e thate nga keku.
  6. Lereni te ftohet dhe kthejeni nga ana e frutave
  7. Mund ta sherbeni edhe me akullore