+355 4 224 8981

Byrek i embel me kungull te verdhe, arra dhe susam

Embelsire plot vitamine A, C dhe omega 3

Publikuar më 7 Gusht 2018, në Receta

Byrek me kungull

10 racione

Perberesit

  • 1kg kungull te grire ne rende
  • 2 luge te medha gjalpe
  • 5 veze
  • pak kanelle
  • 1 filxhan caji rrush te thate
  • 1 filxhan caji arra
  • 5 luge te medha (te prera), niseshte
  • 7 pete te holla
  • 1 filxhan caji susam
  • 1 filxhan caji sheqer kaf
  • 1 gote qumesht

Pergatitja

  1. Ne nje tenxhere hidhni 2 luge gjalpe dhe kaverdisni kungullin. Pasi kaverdiset shtoni qumeshtin, e lini ne zjarr te avashte sa te pije lengun. 
  2. Hiqeni nga zjarri, i shtoni rrushin e thate, arrat, vezet, niseshtene. I perzieni mire dhe ne fund i hidhni kanellen. 
  3. Shtroni ne tepsi 7 pete te holla. 
  4. Hidhni mbushjen siper peteve dhe anesoret i mblidhni nga lart. Siper i hidhni susamin dhe e piqni per 30min ne 180grade.