+355 4 224 8981

Bullgur me qofte vici dhe domate te fresket

Vendosni larmi drithrash ne tryezen tuaj

Publikuar më 16 Gusht 2019, në Receta

Bullgur me qofte dhe salce domatesh te freskta

Per 6 persona

Per salcen

  • 2kg domate
  • 3 kokrra qepe
  • 2 thelpinj hudhra
  • 4 karrota
  • majdanoz, koper, nenexhik
  • Kripe, piper
  • Pak vaj ulliri

Pergatitja:

  1. Hidhni qepen e grire holle ne tigan te thelle. Me pas hudhren, karrotat dhe ne fund domatet e grira.
  2. I zieni 5 minuta dhe me pas I grini ne blender.

Per qoftet

  • 1kg mish te grire
  • 1 kokerr veze
  • 1 qepe te grire holle
  • 3 hudhra te grira
  • 1 filxhan caji buke te grire
  • Pak nenexhik
  • Kripe, piper
  • Pak vaj ulliri dhe 1 luge gjelle uthull

Pergatitja:

  1. Perzieni te gjithe perberesit dhe mundeni ti piqni ne furre me leter furre ne 200grade per 20minuta dhe e pas mund ti gatuani bashke me salcen e fruluar per 5min.

Per bullgurin

  1. 800gr bullgur
  2. 1,2L uje
  3. Kripe, piper, pak rigon
  4. Vaj ulliri

Pergatitja:

  1. Zieni ujin. Hidhni kripe, piper, rigon, vaj ulliri. Nese doni mund te zevendesoni nje pjese te ujit me pak leng mishi ose pule. Pasi te kete marre vale hidhni bullgurin dhe sapo te marre serish vale, e fikni zjarrin dhe e lini aty me kapak te mbyllur per 30minuta.