+355 4 224 8981

Ushqimet qe mbrojne femijet nga diabeti

Femijet qe konsumojne me shume omega 3, rrezikojne me pak nga diabeti insulinovartes

Publikuar më 4 Dhjetor 2017, në Diabeti

Konsumi i yndyrnave omega-3, mund te ule rrezikun e diabetit te femijet

Diabeti i tipit 1 eshte nje semundje autoimunitare, e cila ne me te shumten e rasteve, shfaqet ne moshen feminore. Se fundmi shkenca ka arritur te dyshoje mbi disa faktore risku, edhe pse akoma nuk eshte i qarte shkaku i semundjes. Femijet qe preken nga diabeti i tipit 1, jane te varur nga injektimi i insulines, per gjate gjithe jetes ne vazhdim.
Ne vitin 2007, J.M. Norris dhe koleget e tij raportuan se, femijet me predispozite te rritur per shfaqje te diabetit te tipit 1, mund te ulnin rrezikun e semundjes thjeshte duke konsumuar me shume omega 3. Studiuesit vleresuan 1770 femije, te cilet kishin predispozite te larte per te shfaqur diabet te tipit 1, dhe kerkuan nga prinderit e tyre te plotesonin survejime vjetore, te cilat regjistronin shpeshtesine e konsumit te yndyrnave omega 3 nga femijet e moshave 3, 6 dhe 9 vjec. Pjesemarresve ju mor gjithashtu moster gjaku, e cila u ekzaminua per antikorpe, qelizat imunitare qe mund te sulmojne gabimisht vete qelizat e trupit (ne rastin e diabetit te tipit 1, antikorpet sulmojne dhe shkaterrojne qelizat beta te pankreasit, te cilat prodhojne insulinen, duke cuar individin ne diabet insulinovartes).
Ne fund te kerkimit 6 vjecar, te dhenat treguan se per cdo 800mg rritje te konsumit te yndyrnave omega 3 ne dite, probabiliteti i shfaqjes se antikorpeve te “rrezikshme” ulej me 55%. Interesant u konsiderua fakti se, yndyrnat omega 3 ne dieten e femijeve qe u moren nen vezhgim ne kete studim, vinin nga ushqime bimore, si arrat dhe farat e linit.

Sa omega 3 rekomandohet te marrin ne femijet ne dite?

Rekomandimet per sasine ditore te nevojshme per te marre nje femije ne dite jane:

  • 0-12 muaj: 500mg/dite
  • 1-3 vjec: 700mg/dite
  • 4-8vjec: 900mg/dite
  • 9-13: 1000mg-1200mg/dite

Ushqime qe permbajne omega 3:

  • Vaji i melcise se merlucit (Vitabiotics), ne forme suplementi – 4520mg /10ml
  • 100gr sardele, ton, salmon, skumber, acuge – 500mg
  • 100gr ton, ostrike, karkaleca, shojza, barbun, peshk shpate, ngjala, midhje, gaforre, sepje – 150-500mg
  • 100gr merluc, arragoste – me pak se 150mg
  • ¼ kupe arra – 2700mg
  • ¼ kupe fara lini 6300mg