+355 4 224 8981

Regjimi ushqimor qe mund te ktheje diabetin

Ktheni syte nga bimet!

Publikuar më 3 Dhjetor 2018, në Diabeti

A eshte Diabeti tip 2 i kthyeshem?

Diabeti eshte nje semundje qe lidhet me funksionin e qelizave “beta” te pankreasit. Ne diabetin tip 2, keto qeliza nuk prodhojne mjaftueshem insuline, hormonin qe regullon sheqerin ne gjakun tone. Ne momentin qe ne diagnostikohemi me diabet, gjysma e qelizave beta te pankreasit mund te jene shkaterruar. Nese bejme nje prove, vendosim qelizat beta ne nje epruvete me dhjame, ato do ta perpijne ate dhe do vdesin. Nje rritje e vazhdueshme e yndyrnave ne gjak, eshte e demshme per keto qeliza. Por jo cdo lloj yndyre, ato te ngurtat kryesisht dhe kolesteroli. Nje efekt i tille nuk shihet kur qelizat beta ekspozohen ne vaj ulliri apo vaj avokadoje. Pra cfare e shkakton diabetin? Nje diete hiperkalorike, e pasur ne yndyrna shtazore, me nje predispozite gjenetike. Por sigurisht, ashtu sikurse jo cdo duhanpires peson kancer te mushkrive, jo cdo person qe ha shume do te shfaqe diabet, dhe sikurse duhanpirja thuhet se shkakton kancer te mushkrive, edhe dietat hiperkalorike dhe me shume yndyre shtazore, thuhet te shkaktojne diabet.
Qe diabeti tip 2 mund te kthehet pas nje reduktimi ekstrem te ushqimit, eshte e njohur prej pothuaj nje shekulli. Fillimisht eshte vene re nga nje mjek francez, i cili konstatoi se glukoza u zhduk nga urina e pacienteve te tij ne periudhen e mungeses se theksuar te ushqimit, gjate luftes franko-prusiane. Kjo eshte provuar edhe ne eksperimente: kur i le njerezit ne greve urie, mund te kthesh diabetin duke normalizuar sheqerin ne gjak. Ne nje studim te publikuar ne revisten “Diabetologia” ne 2011, eshte verejtur se difektet e e qelizave beta te pankreasit jane normalizuar ne mungese te menjehershme te furnizimit me kalori. Diabetologet jane koshient per faktin se personat me diabet qe shfaqin vullnet te hekurt per te ulur peshen e tepert dhe per te mbajtur regjim strikt, mund te normalizojne metabolizmin e sheqerit. Eshte detyre e mjekeve te evidentojne kete kategori njerezish, te cilet jane te gatshem te bejne gjithcka per te hequr qafe diabetin. Keta jane njerezit e motivuar per shendetin. Jane keta paciente ata qe mund te trajtohen vetem me keshillim per te ulur 20% te peshes se tyre me nje probabilitet te larte per te shpetuar nga kjo semundje. Ne te kundert, kur personat e prekur nuk jane te motivuar dhe te gatshem per ndryshime ne regjimin e tyre, mjeket duhet te fillojne terapine normale me ilace. Fatkeqsisht, terapia mjeksore e diabetit mund te perkeqesoje peshen trupore, duke shkaktuar nje cikel vicioz me rezultat obezitetin.

A nuk ka nje menyre me te mire per ta zgjidhur?

Ne vend qe te hyni ne greve urie, po sikur te ushqeheni me mire? Nje diete qe thekson gjithe perimet jeshile, perimet pa amidon si speca, presh, qepe, domate, kerpudha, laker dhe lulelaker ne sasi pa limit, fasule, fruta te thate dhe fara, drithra integrale, 90% bimore.

Regjimi qe normalizon sheqerin ne gjak:

  • 1 sallate e madhe ne dite, te pakten 500gr perime te freskta, te pagatuara
  • 1 supe me fasule dhe perime
  • Nje dore fara dhe fruta te thate
  • 3-4 fruta ne dite, ne mes vakteve
  • 1 racion te bollshem perime te ziera, me kerpudha, qepe ose perime te tjera pa amidon
  • Vetem 1 racion perime me amidon ose drithra: kungull te verdhe, oriz te eger, tershere, kuinoa, hikerror
  • Evitimi i cdo yndyre pervec vajit te ullirit, evitimi i embelsirave dhe cdo produkti me miell te bardhe
  • Kufizimi i produkteve shtazore ne me pak se 350gr /jave, perfshire edhe peshkun.

Studimi

13 paciente me diabet qe ndoqen nje diete te tille per 6 muaj, paten nje rezultat mbreselenes ne treguesin me te mire te kontrollit te diabetit – hemoglobinen e glukozuar, e cila duhet te jete nen 7%. Pacientet kishin rreth 7 vite me diabet. Me pas ata filluan nje diete si kjo qe pershkruam, ne muajin e 4t, te gjithe e ulen hemoglobinen e glukozuar poshte 7-es! Pas 7 muajsh, ata arriten shifren normale te 5,8% qe tregon nje person pa diabet. Edhe pse, ky studim ishte pilot, pa nje grup kontrolli, pak pjesemarres, nje studim retrospektiv i cili hyn ne studimet e dobeta, magnituda e rezultatit te kesaj diete, e cila eshte quajtur – Dieta e Larte ne Dendesi Ushqyese, tregon se ky regjim ushqimor mundet vertete te jete shume efektive per disa paciente.

Te dhenat e reja

Vetem pak muaj me pare, revista mjeksore "The Lancet" ka publikuar te dhenat e para te studimit DiRect (Diabetes Remission Diet Clinical Trial), i cili vleresoi efektin e regjimit ushqimor ne kthimin e Diabtetit Tip 2, te cilat vijne nga 306 paciente te ndjekur ne 44 qendra shendetsore ne Angli dhe Skoci. Keto te dhena konfirmojne rezultatet entuziaste te sipermermendura. Dieta dhe renia ne peshe, mund te bejne shume me te per se sa eshte menduar deri me sot, pa asnje efekt anesor.