+355 4 224 8981

Salce me ullinj

Nje salce ideale per buken

Publikuar më 2 Dhjetor 2017, në Receta

Salce me ullinj per te lyer buken

Tashme ullinjte e rinj jane gati. Nje salce e tyre do te bej darkat tuaja me te lehta dhe te shendetshme, ndersa buka me vete do jete nje zgjidhje fare praktike.

Perberesit

  • 1 hudher mesatare
  • 2 kokrra kaperi
  • 100gr ullinj te bere
  • 2 luge te medha majdanoz te grire
  • 1 luge te madhe leng limoni
  • 2 luge te medha vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Pergatitja

  1. Bluani te gjithe perberesit bashke ne blender. E ruani salcen ne kavanoz qelqi dhe e perdorni per te lyer buken e thekur ose si shtrat per sanduicet, te cilet i plotesoni me djathe te bardhe dhe pak domate te thare.

*Kjo salce eshte burim shume i mire antioksidantesh dhe yndyrnash te pangopura, te cilat mbrojne nga kolesteroli i larte dhe pengojne oksidimin e tij. Ajo cka vihet re ne studime eshte se, forma e oksiduar e kolesterolit eshte ajo qe sjell demtime serioze ne arterie. Vitamina E dhe acidet lyrore si ato qe gjenden te ullinjte, jane elementet qe pengojne oksidimin e kolesterolit.