+355 4 224 8981

Dobesimi me dieta proteinike

Cilat jane anet pozitive dhe anet negative, nga anon peshorja?

Publikuar më 18 Janar 2017, në Dieta

E verteta mbi dietat e pasura ne proteina

Dietat e dobesimit te cilat jane te pasura ne proteina dhe te varfra ne karbohidrate jane promovuar gjeresisht vitet e fundit si zgjidhje e efektshme per te rrezuar kilogramet e tepert. Keto dieta i keshillojne praktikuesit e tyre te marrin deri ne 50% te kalorive ditore nga proteinat. Krahasimisht, organizatat nderkombetare te dietologjise si BNF (British Nutrition Foundation, American Dietetic Association), rekomandojne nje diete me shume me pak permbajtje ne proteina (lende ushqyese thelbesore per imunitetin, ndertimin e muskujve dhe kockave).

Si funksionojne keto dieta?

Duke ulur ne menyre drastike karbohidratet, trupi kalon ne tjeter lloj gjendje metabolike e cila quhet ketoze, ku organizmi djeg yndyre per “karburant” dhe prodhon pak fragmente karboni (te quajtura ketone), si produkt metabolik. Normalisht trupi yne djeg karbohidrate per “karburant” – burimi kryesor i energjise per trurin, zemren, rruazat e kuqe dhe shume organe te tjera. Kur trupi kalon ne ketoze, ne ndjehemi me pak te uritur dhe eshte me e lehte te konsumohet me pak ushqim se zakonisht. Por, ketoza mund te shkaktoje edhe probleme shendeti, si deshtim te funksionit te veshkave, sic do permendim pak me poshte.

Si pasoje, trupi yne kalon nga nje mekanizem qe djeg karbohidrate ne nje mekanizem qe djeg yndyre. Pra, ne vend qe te bazohet ne produktet e zakonshme te pasura ne karbohidrate per “furnizim” me energji dhe te ti lere ne vendin e tyre depozitat e dhjamit, depot e dhjamit fillojne te behen furnitori kryesor i energjise. Si pasoje vjen renia ne peshe, aq e deshiruar!

Cilet jane rreziqet qe shoqerojne nje diete te pasur ne proteina dhe te paket ne karbohidrate?

Keto dieta mund te shkaktojne nje sere problemesh shendetsore, duke perfshire:

  • Semundje te veshkave: duke konsumuar shume proteina veshkat marrin ngarkese me te madhe sec mund te perballojne duke rrezikuar te deshtojne ne funksionin e tyre.
  • Kolesteroli: Kerkimet e fundit ne me shume se 43,000 gra suedeze kane gjetur se marrja me shumice e proteinave dhe me pakice e karbohidrave ne dieten e perditshme na vendos ne rrezik me te madh per te pesuar semundje zemre.
  • Kockat dhe guret ne veshka: dietat e pasura ne proteina largojne kalcium nepermjet urinimit me shume se normalisht. Pas nje periudhe te gjate kohore, ky fenomen mund te rrise rrezikun e formimit te gureve ne veshka. Kur sasia e madhe e proteinave merret ne kurriz te karbohidrateve qe gjenden te ushqimet bimore, edhe kockat perballen me demtime te mundshme. 
  • Kancer: shkaku kryesor qe dietat proteinike jane te rrezikshme eshte pikerisht se teprica e tyre merret ne kurriz te ushqimeve te cilat na mbrojne nga aktivizimi dhe zhvillimi i qelizave kancerogjene. Te tilla ushqime jane frutat, zarzavatet, fasulet, farat dhe drithrat e plote te cilat na japin antioksidues, vitamina, minerale dhe fibra – me rendesi jetike per trupin tone sidomos ne luften e perditshme me faktore kancerogjen.
  • Stad metabolik i demshem: Dietat e varfra ne karbohidrate mund ta cojne trupin ne nje stad metabolik te rrezikshem, ne ketoze. Gjate ketozes, organizmi prodhon substanca te quajtura ketone dhe ne nje vazhdimesi ketoza mund te shkaktoje demtime te melcise dhe veshkave. Ketonet mund te presin oreksin, te shkaktojne perzierie dhe frymemarrje te pakendshme.

A eshte kjo diete e keshillueshme per ty?

Keto teori te renies ne peshe mbeten te paprovuara, dhe komuniteti shkencor vazhdon te jete i shqetesuar per nje mori problemesh shendetsore qe paraqesin, sidomos per popullaten qe eshte e predispozuar te shfaqe semundje kardiovaskulare.
Per te arritur nje renie te shendetshme ne peshe duhet te ndryshohet menyra e jeteses. Kjo do te thote te ndiqet nje diete me kalori te reduktuara duke perfshire ne te drithrat e plota, fasulet, frutat, zarzavatet, vajin e ullirit, bulmetin, peshkun, farerat dhe aktivitetin fizik.