+355 4 224 8981

Ushqimi gjate trajtimit te kancerit te gjirit me kimioterapi

Nevojat ndryshojne ne varesi te efekteve anesore te terapise

Publikuar më 6 Dhjetor 2018, në Dieta

Diete per trajtimin e kancerit te gjirit, gjate kemioterapise

Energji: rreth 2200kcal/dite
Proteina: 80gr/dite

Qellimi i dietes

  • Te kontrolloje efektet anesore te mjekimit
  • Te promovoje marrjen e mjaftueshme te fitokimikateve, ushqimeve me veti kemo-protektive dhe antiinflamatore
  • Te permiresoje statusin ushqimor dhe te parandaloje rishfaqjen e semundjes
  • Te mbaje nje peshe trupore optimale
  • Te rrise cilesine e jetes
  • Per pacientet pas mastektomise, edukimi mbi sigurine e ushqimit eshte shume i rendesishem

Regjimi ushqimor - Shembull

Mengjes

  • 1 -2 feta *buke thekre me fara lini, luledielli dhe susami
  • 40gr gjize te njome me 1 luge te madhe vaj lini (te perzier bashke deri sa te unifikohen)
  • 1 veze fshati (ose 2 veze shkurte), me pak vaj *rozmarine 
  • ¼ avokado me leng limoni
  • 1 caj jeshil me turmerik

Paradite

  • Leng te shtrydhur me rozmarine, selino, panxhar, karrote dhe molle; ose leng shege me pak portokall dhe xhinxher; ose leng me shalqi, manaferra, rrush te kuq dhe boronica
  • 1 fete buke thekre me vaj rozmarine dhe avokado te shtypur bashke me fara kungulli dhe leng limoni
  • 2 kupa caj jeshil ose 1 leng rrushi te kuq

Dreke

  • Sallata: 1. rukola, spinaq, selino, gjize te njome, domate thare ose te fresket dhe pak panxhar te fresket te grire; 2. sallate me brokoli, karrota & qepe; 3. sallate me laker te bardhe dhe te kuqe, karrota, panxhar te grire, portokall dhe majdanoz te fresket. Marinoni sallaten me salce*
  • Pjata kryesore: 1. 150gr sardele furre te vogla ose acuge ose skumber ose stavridh ose vope, me domate, qepe, dafine, majdanoz dhe 2-3 feta buke thekre; 2. 150gr gjoks pule fshati me patate te vogla me lekure te pjekura ne furre me pak trumze; 3. supe me thjerrza, qepe, karrote, selino & dafine; 4. supe me fasule ose qiqra; 5. 2 kupa oriz te eger me 100gr mish pule dhe salce curry; 6. 2 kupa makarona organike me salce domatesh, borziloku, hudhrash dhe qepesh, te sherbyer me pak djathe dhie te bardhe dhe pak mish vici te grire; 7. 150gr peshk te eger dhe perime (hudhra, qepe, karrota, rigon, majdanoz), te pjekur ne furre me patate ose rrepa.
  • 1 kupe caj jeshil

Pasdite

  • Kos pa yndyre (0%) me fruta pylli dhe fruta te stines, pak tershere, kanelle, fara lini, fara luledielli dhe pak mjalte te paster.
  • 2 arra Brazili
  • 1 caj boronice

Darke

  • Sallata: Brokoli ose lulelaker ose asparag ose agjinare, karrota & qepe; ose sallate me domate, kastraveca, qepe, selino, speca dhe borzilok; ose sallate rradhiqe te egra me vaj ulliri dhe limon; ose sallate me karkaleca ose peshk ton me fasule te kuqe dhe te zeza, sallate jeshile, qiqra, domate, misra, selino, majdanoz dhe vaj ulliri me limon
  • Pjata kryesore: Patellxhane te mbushura me perime, domate, gjize dhe erza; ose fergese me domate, speca te kuq dhe veze; ose kerpudha te bardha ose shitake ose porcini te pjekura me vaj ulliri dhe rozmarine ose te gatuara si supe me qepe, vaj ulliri, hudhra, pak leng kockash, pak patate dhe majdanoz te fresket; ose oriz me bizele, karrota, qiqra dhe karkaleca te vegjel
  • Kos pa yndyre me kastravec, hudhra, koper dhe vaj lini
  • 1-2 feta buke thekre me fara

Para gjumit

  • 1 caj me kanelle, turmerik, fara finoku, boronice te eger dhe mente
  • pak fruta te stines

Udhezime mbi regjimin

  • Zgjidhni alternativen me peshk 3 here ne jave, me pule, 1-2 here dhe mish vici jo me shume se 1 here ne jave ose 1 here ne 10 dite.
  • Kujdesuni qe kur te vendosni fasule ose thjerrza ne drake, te mos kombinohen me sallate brokoli apo lulelaker ne te njejtin vakt.
  • Preferoni fruta dhe perime te stines, sa me te pastra. Sigoruhoni qe domatet, spinaqi, selinoja, luleshtrydhet dhe mollet te jene pa sperkatje, ne te kundert evitojini ose molleve dhe domateve hiqjuni lekuren.
  • Zgjidhni oriz dhe makarona organike (gjeni te Edesia ose ne Spar)
  • Zgjidhni mish vici te kullotave te pastra, marinojeni gjithmone me vaj ulliri dhe rozmarine, hudher dhe timo.
  • Bulmeti pa yndyre nuk rezulton ne rritje te rrezikut te kancerit te gjirit, mund ta preferoni. 
  • Turmeriku eshte nje erze me vlera te jashtezakonshme antiinflamatore dhe anti tumorale, por nuk duhet perdorur gjate trajtimit me Cytoxan.
  • Ne ditet qe terapia ju heq deshiren per te ngrene, mund te konsumoni dicka qe preferoni me shume, edhe nese nuk duket nje zgjedhje shume e shendetshme. Eshte e rendesishme te ushqeheni.

*Shpjegime

  • Vaji i ullirit te aromatizohet me rozmarine: vendosni nje tenxhere te madhe me uje ne zjarr. Ne nje tenxhere tjeter me te vogel, hidhni vaj ulliri organik dhe dege rozmarine te lara dhe te thara mire. E lini rreth nje ore te ngrohet ne tenxheren me ujin qe vlon. E hiqni dhe e vendosni ne kavanoz qelqi. E ruani ne vend te fresket rreth 30 dite. Me pas e largoni rozmarinen dhe perdorni vajin. Te njejten gje mund te beni per te perftuar vaj rigoni, ne vend te rozmarines vendosni rigon te fresket. 
  • Salcat e sallatave te pergatiten me vaj ulliri ekstra te virgjer, erza te freskta si majdanoz, borzilok, mente ose koper, leng limoni ose portokalli ose uthull molle, kripe deti dhe fara, te cilat i bluani se bashku ne nje blender

Keshilla te metejshme

  1. Blini nje paisje per te bere buken ne shtepi. Keshtu kontrolloni cilesine e miellit, vajit dhe kripes, si dhe mund ta pasuroni me fara shume te dobishme.
  2. Blini miell thekre te kontrolluar 
  3. Farat i blini organike, te paketuara mire dhe me etiketen e skadences. 
  4. Vajin e ullirit zgjidheni ekstra te virgjer.

Preperatet bimore

Evitoni: ginseng, ginkgo biloba, rrenjen e likorices, si dhe suplementet me emrin “black cohosh”, “wild yam root” dhe DHEA

Mund te preferoni: ekstraktet e farave te rrushit, pluhur frutash pylli si boronicat dhe preparate me perqendrim te ekstrakteve te sheges.

Suplemente

Vitaminat, mineralet dhe antioksidantet duhet te merren nga ushqimi. I vetmi suplement qe mund te keshillohet eshte Kalcium + Vitamine D. Per marrjen e suplementeve duhet te keshilloheni me mjekun.

Kujdes: ky regjim eshte orientues dhe nuk perben keshillim te personalizuar.