+355 4 224 8981

Ushqimet bio, pesticidet dhe shendeti yne

Si te ruhemi nga kimikatet e perdorura ne prodhimin e ushqimeve?

Publikuar më 5 Prill 2016, në Këshilla

Ushqimet bio – cfare jane?

Qe nje ushqim te quhet bio duhet te plotesoje nje liste te gjate kriteresh dhe rregullash ne menyre strikte. Disa nga keto kritere thelbesore jane: perdorimi i farave natyrale pa nderhyrje gjenetike, mbjellja ne toke te paster larg tokave ku perdoren kimikate, ushqimi vetem me pleh organik dhe mbrojtja e tyre vetem me preparate organike. Lista perbehet nga afer 100 kushte, te cilat kontrollohen nepermjet institucioneve perkatese nga te cilat edhe certifikohen. Me pak fjale, qe nje produkt te jete "bio", duhet te jete i certifikuar i tille dhe te mbarte vulen e certifikimit ne paketimin e tij. Nje ushqim nuk eshte bio vetem e vetem pse dikush e thote keshtu dhe e beson!

Qe kur kane filluar pesticidet te perdoren?

Per here te pare ato i ka zbuluar gjermani Liebeg ne 1800-n por Amerika nuk e perqafoi teorine e tij. Vetem ne 1939, zvicerani Myller ka zbuluar substancen e njohur me emrin DDT – e cila ishte nje insekticid i fuqishem. Ne fillim u perdor nga ushtria Amerikane per te kontrolluar malarjen dhe tifon, me vone u perhap edhe ne te mbjellat e fermereve. Mylleri u vleresua me cmimin Nobel per zbulimin e DDT-se. Tashme ky preparat ndalohet rreptesisht pasi eshte i padegradueshem, mbetet ne toke dhe ne trup dhe nuk shperbehet.

Pesticidet mund te shkaktojne te njeriu:

  • Crregullime te perqendrimit te femijet
  • Difekte te embrionit
  • Infertilitet
  • Kancer
  • Ato akumulohen ne indin dhjamor dhe crregullojne funksjonin tone hormonal.

Cfare shkaktojne pesticidet ne natyre?

  • Shkaterrojne biodiversitetin
  • Vrasin bletet, faktorin kyc ne vazhdimin e jetes se shume bimeve
  • Insektet krijojne rezistence dhe doza duhet rritur
  • Vetem 80% e preparatit te perdorur shkon te bima, pjesa tjeter perhapet ne ajer dhe ujra

Si te ulni ekspozimin ndaj pesticideve

  1. Blini produkte vendi, te stines, mundesisht pasi keni pyetur nese perdoren apo jo pesticide. Shqiperia eshte e vogel, eshte e lehte te njiheni me fermeret.
  2. Lani frutat dhe perimet mire, me uje te bollshem te rrjedhshem, me uthull ose sode buke.
  3. Eliminoni dhjamin nga mishi dhe hiqni lekuren nga pula dhe peshku pasi ta keni gatuar. 
  4. Hiqini lekuren e atyre ushqimeve me te kontaminuara, molleve, dardheve dhe pjeshkeve.
  5. Konsumoni larmi ushqimesh, keshtu do te jeni me pak te rrezikuar nga mbidoza e nje pesticidi apo nje grupi pesticidesh te caktuar.
  6. Mbillni produktet tuaja.

Produktet qe perthithin me shume pesticide:

  • mollet
  • selino
  • rrush
  • luleshtrydhet
  • pjeshket
  • qershite
  • spinaqi
  • mashurkat
  • patatet
  • kungujt
  • kastravecat
  • domatet
  • dardhet

Ushqime qe perthithin me pak pesticide

  • avokado
  • banane
  • agrume
  • kivi
  • ananas
  • qepe
  • miser te embel
  • lulelaker
  • brokoli
  • laker
  • patellxhan
  • asparag
  • bizele
  • mango

Se fundmi

Edhe nese fruta perimet permbajne pesticide, nuk keshillohet evitimi i tyre pasi perfitimet nga konsumi i ketyre bimeve jane me te shumta se humbjet per shkak te perdorimit te kimikateve artificjale. Por, sa here te mundeni, konsumoni ushqime organike dhe kini parsysh keshillat e mesiprme.