Cfare do shijonte me shume ne nje mbremje te ftohte
Supe me qiqra dhe geshtenja
Publikuar më 10 Mars 2016, në Receta
Supe me qiqra dhe geshtenija
I ftohti dhe shiu na predispozojne te konsumojme ushqime te lengshme, te ngrohta dhe qe na japin energji, duke na zbutur aparatin tretes dhe rruget e frymemarrjes. Kombinimi i geshtenjave me qiqra ofron nje vakt te kompletuar. Ja si ti shijoni bashke:
Perberesit
- 2 hudhra
- 2 tufa rozmarine (te plota)
- 4 gjethe sherebele te fresket ose 1 luge te vogel te thare
- 1/3 filxhan vere te bardhe
- 400gr qiqra te ziera
- 200gr geshtenja te ziera ose te pjekura
- kripe, piper
Pergatitja
- Gatuani hudhrat me vajin e ullirit, rozmarinen dhe sherebelen ne temperature mesatare. Kur hudhra te zbutet i shtoni veren, e lini pak sekonda sa te avulloje dhe me pas i shtoni gjysmen e qiqrave dhe uje te ftohte.
- Gjysmen tjeter te qiqrave i bluani sa te behen si pure dhe i bashkoni me pjesen tjeter. I shtoni dhe geshtenjat dhe i zieni deri sa lengu te trashet disi.
- I largoni tufat e rozmarines dhe sherbejeni.
PS: nese nuk gjeni geshtenja, mund ti zevendesoni me pak patate te vogla te kuqe.
Ju befte mire dhe gjume te embel!