Dieta sipas tipit te trupit: Tipi Dardhe
Trupat "dardhe" jane te shendoshe ne zonen poshte mesit
Publikuar më 19 Shtator 2012, në Dieta
Dieta "Dardhe"
Trupat "dardhe" jane te shendoshe ne zonen poshte mesit, ato depozitojne dhjam rreth vitheve dhe kofsheve. Sfida me e madhe per kete tip? Renia ne peshe. Kur ne ulim kalorite trupi eshte I predispozuar te djege fillimisht dhjam nga zona rreth barkut. Kjo gje eshte shume positive per personat qe kane bark por "dardhet" nuk e kane problemin aty. Perkundrazi, ata kane nevoje te ulin perimetrin ne pjesen e poshtme te trupit, e cila refuzon te "tkurret". Disa teori mbeshtesin faktin se renia ne peshe ne zonen poshte belit eshte e veshtire pasi ajo eshte e lidhur me aftesine riprodhuese te femres dhe per kete trupi I saj e mban fort! Nje shpjegim tjeter I mundshem eshte dhe prania e celulitit qe e ben qarkullimin e gjakut te veshtire ne depozitat e dhjamit dhe si pasoje ai nuk perdoret per energji.
Nese do te flisnim per shendetin, ketu "dardhet" jane me fat. Ky dhjam pasiv qe ndodhet perreth vitheve jo vetem nuk ka pasoje rrezik per semundje te ndryshme por perkundrazi, ndoshta ndihmon ne rregullimin e insulines dhe ne rritjen e kolesterolit te mire. Megjithate mbetet akoma shume per te mesuar perse trupat ne forme "dardhe" jane me te favorizuar dhe te mbrojtur nga semundjet.
Ushqimi per tipat e trupit "Dardhe"
Kjo diete konsiston ne reduktim te ndjeshem te yndyrnave sepse ky tip I trupit eshte I predispozuar te depozitoje dhjam me shume "kenaqesi"! Nje diete e pasur ne karbohidrate komplekse si drithra, fasule; proteina si mishi I bardhe I pules dhe peshku; fruta dhe zarzavate eshte e pershtatshme per te hequr kilogramet e tepert.
Krahas dietes, ushtrimi fizik do te ishte nje ndihme shume e madhe. 30 minuta ushtrim aerobik si vrap, ecje, biciklete nga 3 here ne jave, te kombinuara me 2 here ushtrim force per pjesen e siperme te trupit, do sillte nje ekuiliber midis pjeses se siperme dhe te poshtme te trupit.
Shembull ditor 1,500 kalori
750 kalori nga karbohidratet, 375 kalori nga yndyrnat, 375 kalori nga proteinat
Mengjes
- 1 fete buke thekre me pak gjalpe stikash ose kikiriku, 1 banane, ½ portokall buke thekre
Paradite
- 6 krakera me fibra, 40gr gjize
Dreke
- 120gr mish pule ose peshk me salce domatesh te fresket dhe erza, sallate jeshile me fasule te kuqe, misra dhe bishtaja, karrota te zjera, dhe ½ filxhan lule shtrydhe ose fruta pylli.
Pasdite
- 1 kupe kos pa yndyre ne forme taratori, 1 molle jeshile ose kivi
Darke
- Sallate me brokoli ose laker te bardhe dhe limon, sanduic me 60gr buke thekre, 50gr peshk ton ne uje ose gjoks pule ose 1 veze te zier, djathe pa yndyre, domate, sallate jeshile dhe pak ullinj
Para gjumit
- Kakao me qumesht pa yndyre dhe pak cokollate te zeze