Qiqra me mish vici dhe kuinoa
Nje ushqim shume i pasur ne proteina
Publikuar më 21 Janar 2020, në Receta
Qiqra me mish vici dhe kuinoa
Perberesit per 4 persona
- 200gr mish vici me kocke
- 250gr qiqra, te lena ne uje 1 nate me pare (derdhur ujin me pas)
- 60gr kuinoa
- 1 kokerr qepe mesatare
- 3 luge te medha salce domatesh te perqendruar
- 3 thelpinj hudher
- pak koriander kokerr
- 2-3 gjethe dafine
- pak kimino
- Kripe, piper
- Pak vaj ulliri
Pergatitja
- Ne tenxhere hidhni vajin e ullirit dhe kaverdisni qepen e grire holle, hudhrat dhe erzat. Shtoni salcen e domates, gatuani per pak minuta dhe me pas mishin e vicit dhe qiqrat dhe i mbuloni me uje. i lini te ziejne ne zjarr te avashte dhe provoni per kripe, piper.
- Zieni kuinoan pasi ta keni shplare mire, ne uje me kripe, ne raport 1:2, per 15 minuta. Pasi te jene gatuar qiqrat dhe mishi, dhe uji te kete shteruar mjaftueshem, shtoni kuinoan, perzieni dhe servireni.
*Sipas deshires, mund ti shtoni edhe pak spinaq ne fund ose pazi.