Dieta per shendetin e zemres
Cfare rekomandohet per parandalimin e riperseritjes se nje episodi kardiak
Publikuar më 16 Tetor 2019, në Këshilla
Semundjet kardiake, shkaku kryesor i humbjes se jeteve
Semundjet kardiake jane shkaku kryesor i vdekjeve sot per sot ne pjesen me te madhe te botes. Shume energji dhe para jane shpenzuar nga komuniteti shkencor per gjetjen e ilaceve per semundjet e zemres dhe shume pak eshte investiguar roli i ushqiimit ne parandalimin dhe trajtimin e ketyre semundjeve. Ne kete artikull, do te lexoni nje permbledhje te te dhenave shkencore dhe rekomandimeve dietetike per trajtimin e pacienteve pas nje episodi kardiak.
Disa studime epidemiologjike kane treguar se ndryshimi i stilit te jetesese (ushqimi i shendetshem, aktiviteti fizik, pesha trupore normale dhe nderprerja e alkolit/duhanit), kane ulur me 45-80% incidentet kardiake. Sa me te medha ndryshimet ne keto aspekte, aq me e madhe mbrojtja nga episodet kardiake.
Dieta DASH – Dieta qe ul tensionin
Ne studime te shumta, dieta DASH (Dietary Approach to Stop Hypertension) rezulton me efekt pozitiv ne uljen e deshtimit kardiak, incidenteve dhe hipertensionit. Kjo diete konsiston ne:
- Konsum te rritur te perimeve, frutave, fasuleve, drithrave integrale, frutave te thata
- Konsumin e 3 racioneve peshk te kalter ne jave, mundesisht peshq te vegjel qe konsumohen bashke me hala.
- Uljen drastike te yndyres se bulmetit dhe marrjen e 3 racioneve qumesht – kos pa yndyre
- Konsumin e jo me shume se 3-4 vezeve ne jave
- Konsumin vetem te vajrave bimor, jo me shume se 2-3 luge te medha ne dite
- Uljen drastike te mishit te kuq dhe nenprodukteve te tij
- Kufizim te sheqerit
- Minimizim te kripes
Krahasuar me rekomandimet tradicionale dietetike per shendetin e zemres, dieta DASH ka ndikuar me shume ne elasticitetin e arterieve te medha, ne kapacitetin e te ushtruarit dhe ne cilesine e jetes, dhe te gjitha keto, pa rene ne peshe.
Dieta Mesdhetare, mbrojtje e vertetuar
- Dieta mesdhetare ka disa te perbashketa me dieten DASH, si psh konsumi i rritur i fruta/perimeve, frutave te thata dhe fasuleve, peshkut dhe kufizimi i mishit te kuq. Ndryshimi qendron se dieta mesdhetare nuk eshte aq e varfer ne yndyre sa dieta DASH, perfshin pak bulmet dhe nenprodukte si djathi, vajin e ullirit si yndyre kryesore, erzat e njoma dhe konsumin e moderuar te veres se kuqe. Sikurse edhe dieta DASH, dieta mesdhetare ka treguar efekte vecanerisht protektive ndaj deshtimit kardiak dhe riperseritjes se episodeve.
Dieta pas Infarktit
Rekomandimet deri me tani theksojne nje diete te bazuar ne ushqime me prejardhje bimore, te varfer ne yndyre dhe te pasur ne fibra dhe antioksidante.
Ushqimet qe mbrojne nga deshtimi kardiak
- Perimet
- Frutat
- Fasulet
- Drithrat e plote
- Proteinat e sojes
- Vaji i ullirit
Ushqimet qe mendohet te kene efekt mbrojtes, per te cilat te dhenat nuk jane shume bindese
- Frutat e thate dhe farat
- Mishi i pules
- Peshku i yndyrshem
- Bulmeti
Ushqimet qe lidhen me rrezik kardiak te rritur
- Mishi
- Ushqimet me kripe (perfshire frutat e thate dhe farat e kripura)
- Ushqimet e skuqura
- Peshku i skuqur
- Pijet e sheqerosura
Mesazhi perfundimtar
- Zevendesoni buken e bardhe me buke te zeze dhe orizin/makaronat e bardha me variantin integral
- Zevendesoni cdo lloj yndyre me vaj ulliri te shtypur ne te ftohte
- Bazoni dieten tuaj ne ushqime bimore si drithrat, fasulet, perimet, frutat dhe frutat e thate
- Largoni mishin dhe vecanerisht sallamet, proshutat, produktet e tymosura
- Evitoni konsumin e konservave
- Konsumoni 3 here ne jave peshk te vogel te kalter
- Konsumoni 2 here ne jave fasule ose thjerrza si vakt kryesor dhe shtoni shpesh neper sallata fasule me ngjyre ose qiqra
- Zgjidhni kosin pa yndyre nga bulmeti dhe sasi te moderuara djathi, mundesisht pa kripe
- Eliminoni kripen sa me shume
- Nese konsumoni alkol preferoni veren e kuqe dhe ate me pakice
- Ecni cdo dite te pakten 30 minuta me ritem te shpejte
- Konsumoni bashke me mengjesin sipas stineve: leng shege, leng thane, leng boronice ose leng portokalli. Nese nuk merrni mjekim, mund te konsumoni edhe leng qitro
- Mos konsumoni me shume se 6 veze ne jave
- Kontrolloni vitamin ne D ne gjak dhe sigurohuni te jete ne nivele optimale, ndryshe merrni suplement