Byrek i embel me kungull te verdhe, arra dhe susam
Embelsire plot vitamine A, C dhe omega 3
Publikuar më 7 Gusht 2018, në Receta
Byrek me kungull
10 racione
Perberesit
- 1kg kungull te grire ne rende
- 2 luge te medha gjalpe
- 5 veze
- pak kanelle
- 1 filxhan caji rrush te thate
- 1 filxhan caji arra
- 5 luge te medha (te prera), niseshte
- 7 pete te holla
- 1 filxhan caji susam
- 1 filxhan caji sheqer kaf
- 1 gote qumesht
Pergatitja
- Ne nje tenxhere hidhni 2 luge gjalpe dhe kaverdisni kungullin. Pasi kaverdiset shtoni qumeshtin, e lini ne zjarr te avashte sa te pije lengun.
- Hiqeni nga zjarri, i shtoni rrushin e thate, arrat, vezet, niseshtene. I perzieni mire dhe ne fund i hidhni kanellen.
- Shtroni ne tepsi 7 pete te holla.
- Hidhni mbushjen siper peteve dhe anesoret i mblidhni nga lart. Siper i hidhni susamin dhe e piqni per 30min ne 180grade.