Te dobesohesh duke ngrene fruta dhe perime
Cfare duhet te dine duhanpiresit?
Publikuar më 8 Maj 2018, në Dieta
Te dobesohesh duke ngrene fruta perime
Ne te gjithe rekomandimet boterore bashkekohore, theksohet promovimi i konsumit te frutave dhe perimeve per parandalimin e disa semundjeve kronike, si dhe nje menyre per te ndihmuar femijet dhe te rriturit te parandalojne dhe trajtojne obezitetin. Evidencat shkencore jane mjaft bindese per sa i perket rolit te fruta-perimeve ne parandalimin e semundjeve si diabeti, kanceri dhe semundjet e zemres, por nuk jane kaq te shumta dhe te qarta per sa i perket rregullimit te peshes.
Per kete arsye, vleresuam gjithe studimet epidemiologjike dhe meaknizmat e mundshem me te cilet fruta-perimet mund te ndihmojne arritjen dhe mbajtjen e nje peshe te deshirueshme.
Ku bazohet hipoteza qe fruta-perimet ndihmojne dobesimin?
Keto ushqime kane permbajtje te larte uji dhe fibrash, fakt ky qe lidhet me nje dendesi energjetike me te ulet te frutave dhe zarzavatave. Ushqimet me permbajtje te larte uji dhe fibrash kane vecorine qe sjellin me shpejt ngopjen krahasuar me ushqime te varfra ne keto dy elemente sic jane ushqimet e yndyrshme. P.sh., 1kg molle eshte baraz me 1 trekendesh pice nga pikepamja kalorike, por te ngop shume me shpejt se kjo e dyta. Nga ky prizem, mendohet qe rritja e konsumit te ushqimeve si frutat dhe perimet, do te sjellin rrezim te peshes duke krijuar ndjesine e ngopjes ne me pak kalori. Por sa e vereteuar shkencerisht eshte kjo teori?
Cfare tregojne studimet epidemiologjike
Studime shumevjecare dhe ne popullata dhjetera mijera vullnetaresh, tregojne se rritja e konsumit te perditshem te frutave dhe perimeve, ndikon pozitivisht ne peshen trupore dhe masen dhjamore, me nje rol me te fuqishem te frutave, krahasuar me perimet. Por si ka mundesi qe frutat, te cilat permbajne sheqer, te na dobesojne dhe perimet jo? Ajo qe ngaterron gjithe kete ceshtje, eshte perfshirja ne grupin e perimeve, te patates, bizeleve dhe misrit, si dhe menyra e gatimit te perimeve pasi disa e marrin spinaqin te kaverdisur me gjalpe, disa e preferojne sallaten me domate te notoje ne vaj ulliri dhe te lyejne buken me te deri sa te mbaroje, disa te tjere patatet i konsumojne kryesisht te skuqura. Dhe keshtu, perimet humbin ne dendesine e larte te yndyres me te cilen gatuhen apo shoqerohen, duke konfunduar rezultatet e studimeve, nderkohe qe frutat konsumohen thjeshte te freskta, sic jane. Me ne fund, ne 2016, nje studim i zgjeruar, i cili analizoi te dhenat ne mbi 133,000 amerikane, zbuloi pikerisht faktin se, perimet njesoj si frutat, akoma me shume te marra se bashku, ndihmojne qe dikush ta kontrolloje me lehte peshen e tij trupore si dhe te parandaloje shtimin e padeshirueshem nder vite.
Te reja te mira per ata qe duan te nderpresin duahanin
Shtimi ne peshe eshte nje nder efektet anesore te nderprerjes se duhanit. Nje person qe le cigaren shton measatrisht 6kg, dhe ky fakt eshte kthyer ne stres per shume duhanpires. Te dhena te reja tregojne se, shtimi i konsumit te frutave dhe perimeve ne 400gr perime dhe 300gr fruta ne dite, mund te ndihmoje ne evitimin e shtimit ne peshe pasi nderpret duhanin. Kjo shpjegohet me faktin se keto ushqime rrisin ndjeshem ndjesine e ngopjes dhe vonojne urine.
Me pak fjale, rritja e konsumit te fruta-perimeve eshte nje taktike e shkelqyer per shendetin e kujtdo!