Si te pergatisni nje "energy bar" ne shtepi?
Ushqim i pershtatshem per te dhene energji, minerale dhe lende ushqyese esenciale
Publikuar më 30 Nëntor 2017, në Receta
"Energy Bar" me hurma Arabie dhe fruta te thate
Perberesit per 16 racione
- 6 hurma Arabie te copetuara
- ½ kupe mjalte
- 2 l.m.* gjalpe pa kripe ose gjalpe kokosi
- 2 kupa tershere
- ½ kupe bajame, lajthi, arra ose kashius
- ½ kupe fara kungulli
- ½ kupe fara luledielli
- 2 l.m. amarantho ose susam
- ½ l.v. kripe
Pergatitja:
- Nxehni furren ne 180grade Celcius.
- Zieni hurmat e arabise me mjaltin dhe ujin deri sa te zbuten hurmat dhe te avulloje uji. I hiqni nga vala dhe i hidhni gjalpin duke e perzier qe te shkrije, rreth 8min. I shtypni hurmat deri sa te bejne nje mase si pure. Duhet tju dali rreth 1 kupe.
- Perzieni tersheren, bajamet, farat e kungullit, lulediellit, amaranthit, dhe kripen ne nje tas te madh. I perzieni bashke me purene e hurmave. Merrni si fillim gjysmen e perberies dhe e shtrini ne tepsi mbi letren e furres duke e ngjeshur. I shtoni me pas edhe gjysmen tjeter duke e ngjeshur serish. I piqni rreth 40-45min. I hiqni dhe i prisni ne forma pasi te jene ftohur plotesisht. Nese i doni me krokante mund ti piqni ne tostiere edhe nje 10 minutesh.
Ky ushqim eshte i pasur ne hekur, vajra esencial, fibra bimore dhe beta glukane - nje lende me veti te rralla ushqyese per aparatin tretes. Nje zgjedhje e pershtatshme per femijet ne shkolle dhe per adoleshentet qe merren me sport.