Intolerancat ushqimore & Dieta e eliminimit
Ajo cka me ben mire mua mund te te bej keq ty... Nuk jemi te gjithe njesoj
Publikuar më 5 Shkurt 2017, në Dieta
Individualiteti biokimik – nuk jemi te gjithe njesoj
Perberja unike gjenetike e gjithseicilit prej nesh na ben te reagojme ndryshe per sa i perket perpunimit te ushqimit dhe perdorimit te tij. Edhe dy vellezer, qe rriten ne te njejten familje e me te njejtat zakone, mund te kene reagim krejt ndryshe ndaj te njejtit ushqim. Individualiteti gjenetik madje percakton edhe se sa shume ne perfitojme nga nje ushqim i caktuar. Jo me kot ka dale edhe shprehja “ushqimi mund te jete ilac per dike e helm per dike tjeter”
Individualiteti biokimik
Individualiteti biokimik na jep te kuptojme se perse disa njerez jane sensitiv ndaj disa ushqimeve. Ne kete rast nuk kemi implikim te sistemit imunitar dhe per kete eshte me i veshtire per tu gjetur.
Simptomat qe mund te shkaktohen nga sensitiviteti & intoleranca ushqimore:
- Lodhje
- Migrene
- Rrathe te zinj poshte syve
- Fryrje, gazra
- Mbajtje lengjesh
- Depresion
- Veshtiresi ne tretje
- Infkesion kronik te vesheve
- Shperqendrim
- Bllokim te sinuseve
- Dhimbje kycesh
Alergjia & Intoleranca ushqimore
1. Ushqimet me alergjike
Ushqimet qe provokojne me shpesh alergji jane qumeshti, gruri, soja, kikiriket, vezet, peshku, molusqet, frutat e thate, Alkoli*
Qumeshti dhe gluteni mund te shkaktojne edhe intolerance, nje situate e ndryshme nga alergjia.
Cfare eshte alergjia nga ushqimi? Cili eshte ndryshimi midis saj dhe intolerances?
Kur ushqimi hyn ne aparatin tone tretes, sistemi yne imunitar ekzaminon imtesisht perberesit per te eliminuar bakteret, viruset apo toksinat e rrezikshme. Ai eshte roja kufitare qe vulos pashaporten per nutrientet ne menyre qe te kalojne matane kufirit per ne gjakun tone, i cili i transporton lendet ushqyese ne melci ku edhe perpunohen. Perberes te caktuar (proteina ose molekula te medha), ne individe te caktuar, mund te njihen nga sistemi imunitar si armiq dhe fillon ti luftoje. Ai ndez alarmin qe organizmi eshte nen pushtim dhe mobilizon “ushtrine” per lufte, pra prodhon qelizat imunitare te cilat leshojne antikorpet – imunoglobulinat, me te perfshirat ne reaksionet alergjike. Ky reaksion mund te kete pasoja nga teshtima te thjeshta e deri ne rrezik per jeten. Testi i alergjise mat pikerisht antikorpet prezente ne gjak dhe diagnostikohet sipas procedurave specifike.
Alergjite shfaqen zakonisht heret ne jete dhe me kalimin e viteve mund te largohen. Por nuk eshte cudi qe nje reaksion alergjik ti ndodhe gjithkujt e ne cdo moment ne jete.
Gatimi i ushqimit qe shkakton alergji, mund ta zbuse deri diku shfaqjen e reaksionit. Disa fruta qe mund te shkaktojne alergji ushqimore si pjeshket, qershite, mollet, dardhet, mund te merren komposto, te pjekura apo recel.
Ndersa intoleranca ushqimore, ne ndryshim thelbesor nga alergjite, nuk shkakton reaksion te sistemit imunitar, por eshte mungesa e nje enzime pergjegjese per perpunimin e nje perberesi ushqimor ose nje reaksion aty per aty -pa mobilizuar antikorpe- ndaj nje substance kimike ose toksine te gjendur ne ushqim. Duke qene se intolerancat nuk shoqerohen nga reaksion imunitar, do te thote qe ne kete rast nuk kemi antikorpe te krijuara ndaj nje perberesi ushqimor, pra nuk kemi se cfare te masim me nje analize gjaku! Zakonisht, testet e intolerances masin antikorpe IgG si pergjigje ndaj nje ushqimi te konsumuar, por fatkeqsisht, keto antikorpe mund te gjenden te larta edhe nese nuk jemi intolerant ndaj ketij ushqimi. Perqindja qe nivelet e ketyre antikorpeve te tregojne intolerance false eshte 50-60%, duke e bere krejtesisht te pavlefshem kete test.
Alergjite dhe mania e higjenes
Alergjite jane shume me te perhapura ne vendet e zhvilluara dhe industrializuara, me higjene me te larte.Femijet qe shkojne ne kopesht, qe luajne ne natyre dhe qe kane motra apo vellezer me te rritur jane me pak te prekur nga alergjia ushqimore.
*Alergjia ushqimore e nxitur nga aktiviteti fizik
Ne kete rast, vetem konsumi i disa ushqimeve alergjike perpara nje ushtrimi fizik si: qumeshti, kikiriket, veza dhe soja, nxit reaksion alergjik. Zakonisht aktiviteti i tipit vrap, aerobi, tenis, ciklizem mund te lidhet me keto situate. Njerezit qe kane pesuar nje shok alergjik te tille, duhet te evitojne aktivitetin fizik pa kaluar disa ore nga marrja e ushqimit.
Intolerancat me te njohura dhe sensitiviteti ndaj ushqimeve
1. Qumeshti: intoleranca me klasike
Qumeshti eshte i vetmi ushqim qe permban laktoze - nje lloj sheqeri. Ky sheqer shperbehet nga nje enzime e cila prodhohet ne aparatin tone tretes. Ne disa njerez, kjo enzime nuk prodhohet fare ose prodhohet me pakice. Kjo ben qe laktoza te arrije e paperpunuar ne zorren e trashe dhe aty te fermentohet nga bakteret qe bashkejetojne me ne, me pasoje ndjesine e fryrjes, gazrave, spazmave dhe diarrese. Individet qe e prodhojne kete enzime me sasi te vogla mund te tolerojne nje sasi te vogel te qumeshtit dhe ne pergjithesi nuk kane problem me kosin dhe djathin. Gjithashtu kur qumeshti eshte pjese e gatimeve tolerohet me mire.
2. Ushqimet strumogjene
Ne kete kategori hyjne brokoli, lakra, lulelakra, soja, pjeshket, rrepat, luleshtrydhet, kikiriket.
Ushqimet strumogjene nderhyjne ne procesin e prodhimit te hormonit te tiroides duke bllokuar jodin ose enzimen qe prodhon kete hormone nga qelizat e gjendres tiroide. Kjo shkakton edhe fenomenin e “strums” qe eshte rritja e gjendres tiroide, e dallueshme me sy te lire. Gjithsesi, personat qe nuk kane problem me tiroiden mund ti konsumojne pa problem keto ushqime. Ndersa, ne rastet e hipotirozes, keto ushqime duhet te merren gjithmone te gatuara dhe jo me shumice. 3 here ne jave nga 150gr eshte nje sasi e sigurt.
3. Familja solanore dhe sistemi nervor
Ne familjen solanore hyjne domatja, patellxhani, patatet dhe specat.
Keto ushqime permbajne alkaloide, te cilet mund te pengojne enzima qe lidhen me funksionin e nervave. Ne doza te medha mund te coje ne bllokim te kontrollit te muskujve, dridhje dhe paralize te frymemarrjes. Keto alkaloide gjenden me shumice te pjeset jeshile te patateve.
Nje nder faktet me interesante lidhur me keto ushqime eshte ndikimi qe ato mund te kene ne semundjet inflamatoer si artriti. Disa studime tregojne se eliminimi i ketyre ushqimeve nga dieta permireson ndjeshem dhimbjet e kyceve.
Gatimi redukton nje pjese te alkaloideve gjithsesi.
4. Kafja & aritmia
Njerezit reagojne ne menyra shume te ndryshme ndaj kafeines e cila gjendet ne shume pije dhe ushqime pervec kafes, si cola, caji jeshil, kakao, cokollata. Disa njerez madje nuk mund te tolerojne as 1 gllenjke kafe. Smptoma me klasike eshte pagjumesia dhe nervozizmi, por disa njerez shfaqin edhe pasoja te rrezikshme si aritmia, hipertensioni dhe takikardi. Simptoma te tjera te verejtura me kafen jane:
- perzierje e stomakut
- shtrengim i frymemarrjes
- ankth
- depresion
- dridhje
- lodhje
- dhimbje koke
Sensitiviteti ndaj kafeines vjen si pasoje e nje shprehje te nje geni te caktuar, qe nuk e perpunon ne kohe kafeinen dhe e le ate ne nivele te larta per nje kohe te gjate ne organizem. Por nje dyshim qendron edhe mbi faktin se kafet mund te jene te infektuara me mykotiksina dhe ne fakt te jene pikerisht keto qe shfaqin sensitivitet dhe simptoma.
5. Vera e kuqe & migrena
Pijet alkolike, avokadot, bananet, fasulet, kafeina, djathrat e bute te papasterizuar & te stazhionuar, melcite, cokollata, turshite, nitratet e ushqimeve, bizelet, arrat dhe frutat e thate, uthulla, kosi.
Nder te tjera, vera e kuqe permban sulfite, te cilat lidhen me dhimbje koke dhe problem te stomakut. Vera e kuqe permban sulfite me pak se vera e bardhe. Te tjera ushqime qe permbajne sulfite jane frutat e thara, ku sherbejne per ruajtjen e tyre afatgjate.
Dieta e eliminimit - i vetmi test i besueshem i intolerances dhe sensitivitetit ndaj ushqimit
Dieta e eliminimit presupozon marrjen e ushqimeve te cilat nuk jane lidhur me intolerance apo sensitivitet, per te pakten 2 jave, ne menyre qe trupi te eliminoje cdo substance ndaj se ciles mund te kete reaksion intolerance. Pas dy javesh, rivendosim ushqimet sipas preferences sone por vetem nje nga nje, duke lene tre dite distance nga njeri te tjetri. Ne kete menyre, ne mund te bejme lidhjen midis simptomave te caktuara qe na shqetesojen dhe ushqimit te ri qe kemi konsumuar, duke e dalluar ate si fajtor apo jo per ndjesite tona. Kjo eshte e vetmja menyre qe shkenca aprovon per te konstatuar intoleranca ndaj ushqimeve te ndryshme. Asnje test tjeter intolerance (perjashtuar ketu testin e intolerances ndaj laktozes i cili behet nepermjet matjes se hidrogjenit ne frymemarrje), nuk njihet si i besueshem shkencerisht.
Mengjes
- 1 caj mali me limon
- 1 molle
- 1 kupe oriz basmati
Dreke
- 2 kupa sallate me laker te bardhe dhe karrote, vaj ulliri dhe fara susami
- 150-200gr mish qingji
- 1 kupe thjerrza ose qiqra
Darke
- 1 caj mali me limon
- 1 sallate jeshile te bollshme me vaj ulliri dhe limon
- 1 -2 kupa oriz
- 1 dardhe
Midis vakteve
- Caj mali, dardhe, molle