Fara e bukes - ushqimi qe ju ben te perjetshem...
Si te beni fare buke vete ne shtepi dhe t'jua trashegoni pasardheseve tuaj
Publikuar më 16 Maj 2016, në Receta
Fara e bukes - Ushqimi qe mund te ruhet pafundesisht…
I gjithe sekreti i bukes eshte fara. Ajo perbehet nga popullata te ndryshme mikroorganizmash te cilet fermentojne sheqerin e drithrave dhe prodhojne gazra qe i japin brumit volum dhe elasticitet. Qe te besh fare buke duhet te krijosh kushtet e favorshme per keto gjallesa mikroskopike te jetojne te lumtur. Per te krijuar faren e bukes keshillohet te perdorni miell thekre sepse eshte ideal per fermentim. Ka nivele me te larta sheqeri sesa gruri dhe eshte me i preferuar nga bakteret e egra. Keshillohet mjalti i paster pasi eshte burimi me i perqendruar i sheqerit ne natyre. Per me teper, mjalti i paster ka vete mikrogjallesa te dobishme. Kujdes: mos perdorni ene qelqi pasi mund te shperthejne, ose nese i perdorni duhet te mos i mbyllni krejtesisht.
Si te beni fare buke?
Mjetet e nevojshme
- 1 kontenier plastik ose qeramik me volum 240 – 380ml
- 1 luge
Fara
- Miell thekre organik (e blini te Carrefour)
- Mjalte i paster (e gjeni te Edesia)
- Uje pa klor (uje burimi ose i blere)
Pergatitja
- Perzieni 3 luge te medha ose 30gr uje te ngrohte me 1 luge te caji mjalte. Shtoni 3 luge te medha miell thekre (ose 20gr), dhe e lini te qendroje ne nje kontenier plastik per 1 dite ose 2. Koha e nevojitur varet nga temperature e kuzhines suaj. Nese eshte ngrohte atehere do duhet me pak kohe. Idealja eshte te mbahet ne 24 grade Celcius.
- Nese arrini temperature ambjenti 24grade, faza e pare do te marre vetem nje dite. Kjo eshte shume e mundshme ne vere. Nese kuzhina eshte e ftohte, do te marre dy dite. Kur kaloni rrotull kontenierit, perzieni nga pak me nje luge. Nese gjallesat tona jane te kenaqura, do fillojne te prodhojne flluska ne siperfaqe. Kjo duhet te marre 1 ose 2 dite.
- Ne kete pike, shtoni 3 luge te medha miell thekre, 3 luge te medha uje ne temperature 24grade dhe 1 luge te vogel mjalte. E lini per 24 ore duke e perzier here pas here.
- Hidhni poshte ½ e fares. Shtoni 3 luge te medha miell, 3 luge te medha uje dhe 1 luge caji mjalte.
- Perseriteni kete cdo 24 ore deri sa fara te behet me flluska dhe te filloj te fryhet. Kur kjo ndodh, zakonisht ne diten e peste ose te gjashte, mund te ndaloni ti hidhni mjalte. Pasi fara te dyfishoje volumin, atehere eshte gati per te ber buken tuaj.
- I gjithe ky proces mund te marre nje jave ose dicka me shume.
- Si te dalloni nese fara e bukes eshte gati pasi eshte fryer? Merrni me kujdes nje sasi te vogel prej saj dhe vendoseni ne nje kupe me uje te ngrohte. Nese ajo pluskon ne siperfaqe pas 2-3 minutash atehere eshte gati.
- *Nese gjate procesit shihni qe nuk po ka jete dhe nuk ka flluska, mund te zevendesoni ujin me leng ananasi per ti rritur aciditetin dhe per te ndihmuar gjallesat te shumohen.
Si ta ruani faren?
Ruani gjithmone 20gr nga fara fillestare dhe ushqejeni me 100gr miell dhe 75gr uje. Pas 8 oresh ajo do te jete gati. Duke hequr gjithmone nga 20gr, ju mund ta percillni ate ne breza…