Tiroiditi Hashimoto, shkaqet, simptomat, dieta
Shtim ne peshe, lodhje, dhembje muskujsh dhe humbje e kthjellesise mendore, jane disa nga simptomat
Publikuar më 15 Prill 2016, në Dieta
Tiroiditi Hashimoto
Tiroiditi Hashimoto eshte inflamimi i gjendres tiroide i shkaktuar nga sulmi qe i behet asaj prej vete sistemit imunitar te trupit. Per kete arsye, kjo semundje quhet autoimunitare dhe pasohet nga hipoaktiviteti i saj dhe nivele te ulta te tiroides ne gjak. Kjo hormone eshte pergjegjese per shume funksione fiziologjike si dhe per metabolizmin e njeriut.
Shkaqet e Tiroiditit Hashimoto
Mendohet te jete nje semundje e predispozuar gjenetikisht, edhe pse akoma nuk eshte krejtesisht e qarte zanafilla. Shume faktore mendohet te jene shkaktare. Ne to perfshihen:
Genet
Personat qe preken nga kjo semundje, shpesh kane te aferm me semundje te tiroides apo te tjera semundje autoimunitare. Kjo tregon nje lidhje te mundshme me predispoziten gjenetike.
Hormonet
Kjo semundje prek 7 here me shume femrat se meshkujt, duke treguar se ndoshta hormonet seksuale mund te ndikojne. Per me teper, disa femra preken nga kjo semundje vitin e pare pas lindjes. Edhe pse zakonisht semundja largohet, ne 20% femrave ajo perparon ne Hashimoto vitet ne vazhdim.
Teprica e Jodit
Disa studime tregojne se mjekime te caktuara dhe teprica e Jodit, nje mineral i nevojshem per prodhimin e hormones se tiroides, mund te nxis semundjen e gjendres ne disa njerez.
Rrezatimi
Semundjet e tiroides jane shume te perhapura ne persona te ekspozuar ndaj rrezatimit duke perfshire bomben atomike te Japonise, Cernobillin, terapite me rreze per kancerin e gjakut.
Simptomat e Tiroiditit Hashimoto
Simptomat e Hashimotos jane te lehta ne fillim dhe me kalimin e viteve perforcohen. Nje nga shenjat e para mund te jete zmadhimi i gjendres tiroide, i dukshem me sy te lire.
Simptoma te tjera te nje tiroideje hipo-aktive jane:
- Shtim ne peshe
- Lodhje
- Zbehje dhe enjtje e fytyres
- Dhimbje muskujsh dhe kycesh
- Kapsllek
- Veshtiresi per t’u ngrohur
- Veshtiresi per te mbetur shtatzane
- Renie dhe dobesim flokesh
- Crregullime menstruacionesh dhe dhimbje
- Depression
- Ritem i ngadalesuar i zemres
- Renie te shkathtesise mendore
- Probleme te ekuilibrit
Trajtimi i Tiroiditit Hashimoto
Nuk ka sherim per kete semundje, por plotesimi i hormoneve ne menyre artificjale i rregullon nivelet e tyre ne gjak dhe optimalizon funksionet fisiologjike qe varen prej tyre. Dozat e mjekimit vendosen nga mjeku duke marre parasysh shume faktore dhe monitorohen gjate gjithe kohes per ti pershtatur.
Dieta
Ka shume teori qe pretendojne te rregullojne tiroiditin Hashimoto nepermjet dietes, por asnjera prej tyre nuk eshte e vertetuar shkencerisht. Gjithsesi, duke marre parasysh se kjo semundje vjen si nje crregullim i sistemit imunitar, mund te ndjekim parimet baze te nje diete per te forcuar imunitetin i cili fillon ne aparatin tretes, dhe per te ulur inflamimin. Dhe keto parime jane:
- Konsumi i ushqimeve te paperpunuara, te freskta, te larmishme
- Konsumi i shpeshte dhe i mjaftueshem i peshqve te kalter dhe i farave te linit
- Marrja e mjaftueshme e fibrave bimore
- Evitimi i sheqerit dhe miellit te bardhe
- Evitimi i stimulanteve si kafja dhe alkoli
- Konsumi i ushqimeve te pasura ne probiotike si kosi dhe turshite e shtepise
- Evitimi i sasive te tepruara te perimeve te familjes se kryqezoreve si brokoli, lulelakra, lakra – edhe pse keto ushqime ne sasi te moderuar jane teper te vlefshme per shendetin.
- Marrja e proteinave ne cdo vakt ndikon pozitivisht
- Mineralet si Selenium dhe Zink luajne rol te rendesishem ne formimin e hormoneve te tiroides. Ushqime te pasura ne to jane arrat e Brazilit dhe vaji i farave te kungullit.
- Koliandri eshte erze teper e dobishme per te detoksifikuar trupin nga merkuri – nje metal i rende i cili mendohet te kete lidhje me shkaterrimin e gjendres tiroide dhe burimi i tij mund te jete pervec ushqimit - amalgamet e dhembeve.
Shembull Ditor
Mengjes
- 1 veze fshati me vaj farash kungulli dhe rigon
- Ne frulator: Leng molle + ¼ avokado + 1 kastravec + pak majdanoz + 1 luge te madhe bajame te zbutura ne uje
Paradite
- 2 arra Brazili + 2 fruta te stines
Dreke
- Sallate jeshile, rukola, finok, domate, gjize, fara & djathe dhie te njome + 150gr peshk te vogel + 1 kupe oriz te eger me kikirika dhe kurkume
Pasdite
- Kos natyral ose qumesht arre kokosi + fruta pylli + copeza arre kokosi + fara "chia"
Darke
- Supe me qiqra, qepe dhe vaj ulliri + panxhar i pjekur me gjize te njome dhe fara kungulli
Lidhja Trup dhe Mendje
Filozofia e Lindjes se larget e vendos gjendren tiroide midis trurit dhe zemres dhe nje c’ekuiliber i ketyre te dyjave mund te reflektoj ne perkeqesimin e tiroides. Aktivitete si Yoga, Meditimi dhe teknikat e Frymemarrjes mund te ndihmojne ne permiresimin e gjendjes fizike dhe mendore duke ndihmuar mbarevajtjen e gjendres se vogel por me nje rol te madh!