+355 4 224 8981

Perse shumica e njerezve qe bien ne peshe i shtojne serish kilogramet

Te biesh ne peshe eshte me e lehte se sa ta mbash ate. Si ta mbajme peshen qe rrezojme?

Publikuar më 5 Mars 2016, në Dieta

Nese shendoshesh, nuk je me si me pare

Te rrezosh peshen e tepert eshte e veshtire por, ta mbash ate eshte akoma me shume.
Nje njeri qe peshon 90kg nuk eshte njesoj si nje tjeter qe peshon 90kg pasi ka rrezuar 10 apo 20kg me diete. Ketij te fundit do ti duhet te konsumoje rreth 200-300kalori ne dite me pak se te parit, ne menyre qe te mbaje peshen e arritur. 

Me lejoni t’jua shpjegoj:

Kur nje i rritur shton peshe me shume se kufiri normal per gjatesine, deri ne njefare pike qelizat dhjamore te tij zmadhohen, pasi depozitojne acide lyrore ne forme energjie rezerve. Nese shtimi ne peshe vazhdon, keto qeliza fillojne te ndahen dhe te shumohen ne numer tashme. Per me teper, qendrat e trurit qe lidhen me “kenaqesine” dhe te ndjerit “i ngopur” jane mesuar te aktivizohen me nje sasi me te madhe ushqimi, sidomos sheqeri. Kur mbajme diete, keto qendra jane me pak aktive dhe e aktivizohen sinjalet e urise. Po keshtu ndodh edhe ne fazen e mbajtjes se peshes. Nese nje njeri me peshe normale merr kenaqesi dhe ngopje me nje sasi normale te ushqimit, nje person qe ka rrezuar peshe nuk e ka kete fat. Kur rrezojme peshe, depozitat e dhjamit zbrazen dhe hormonia e quajtur –leptin- qe prodhohet nga qelizat e dhjamit per te sinjalizuar ne tru ngopjen, prodhohet me pak. Nje trup i pangopur merr masat ne te gjitha menyrat duke sinjalizuar nevojen per me shume ushqim. Nje nevoje false ne fakt!

Ja cfare ndodh kur ne rrezojme peshe

  • Depozitat e dhjamit (te energjise) zvogelohen
  • Hormonet fillojne te aktivizojne qendrat e urise
  • Qendrat e trurit pergjegjese per “kenaqesine” japin alarmin e mungeses
  • Qendrat pergjegjese per rezistencen ndaj tundimeve te lidhura me ushqimin dobesohen
  • Individi ndjen me shume uri dhe nevojitet me shume ushqim qe ta shmange ate
  • Individi ka me pak vetepermbajtje gjate te ngrenet
  • Truri dergon sinjale ne muskuj per ti be rata me eficent ne prodhimin e energjise duke e kursyer ate ne kete menyre

A duhet te demoralizoheni? JO

Mesazhi i ketij shkrimi nuk eshte dekurajimi per te rrezuar peshe por, per te kuptuar se menyra me e mire e trajtimit te mbipeshes, ne rradhe te pare eshte parandalimi. Nese kjo deshton, atehere ajo qe ju ndihmon te rrezoni peshe nje here e mire fillon nga marrja vendim per te ndryshuar disa zakone nje here e mire gjithashtu.

86524475_2

Si te bini nga pesha pa i shtuar kilogramet serish?

  1. Organizoni regjim te te ngrenit -mengjes, dreke, darke- dhe fruta te stines ne midis. E ngrena cdo 3 ore, ne te njejtat ore te dites do t’jua lehtesoj misionin me shume se sa imagjinoni.
  2. Konsumoni ushqime me permbajtje te larte uji, fibrash ose proteinash te shendetshme ne cdo vakt, ne menyre qe te luftoni urine. Te tilla ushqime jane frutat, zarzavatet, gjiza dhe frutat e thate
  3. Pini uje mjaftueshem. Nje gote uje perpara vaktit ndihmon te ndjeheni me shpejt te ngopur.
  4. Mos hiqni dore krejtesisht nga ushqimet qe dashuroni. Perpiquni te vini vetekontroll duke I konsumuar me rralle dhe me pak.
  5. Mos u peshoni cdo dite, nuk ndihmon. Peshohuni 1 here ne jave te ndiqni peshen.
  6. Nese e ekzagjeroni nje dite mos u ndjeni fajtor, disiplinoni te nesermen!
  7. Nese ju vjen uria naten, largojeni me cajra pa kafeine si “chai pure”, caj boronicash dhe fruta si banania apo ananasi.
  8. Ushtroni minimumi 10 minuta aktivitet force (muskuj barku, kembesh, push ups), dhe 30minuta aktivet kardio –si ecje, ecje e shpejte, not, hedhje me litar.
  9. Mos u shqetesoni per shifrat, por per marredhenien tuaj me ushqimin. Ajo duhet te jete nen kontrollin tuaj, dhe jo te kurtheve qe ngrihen nga depozitat e babezitura te dhjamit nepermjet trurit tuaj. Ushqimi duhet te jete ne rradhe te pare furnizim per te gjithe organet jetike, qe do te thote duhet te jete i larmishem dhe i ushqyeshem. Dieta qe do t’ju rrezoj peshe ne menyre afatgjate eshte dieta qe ju edukon dhe ju meson se cfare i nevojitet vertete trupit tuaj, duke i shkuar pershtat stines, vendit dhe menyres suaj te jeteses.