+355 4 224 8981

Ushqimet qe mund te ndikojne ne kancerin e gjirit

Ne disa vende te botes, 1 ne 8 gra do te shfaq kancer te gjirit

Publikuar më 3 Mars 2016, në Nënat dhe Fëmijët

6 ushqime qe lidhen me kancerin e gjirit

Rreziku qe nje grua te preket nga kanceri i gjirit varet nga disa faktore si gjenetika, menyra e jeteses dhe “shanci i keq”. Ne disa vende te botes, shancet e shfaqies se kancerit te gjirit ne nje moment te jetes se nje femre jane 1 ne 8.
Ka shume faktore rreziku per kancerin e gjirit, disa jane jashte kontrollit te nje gruaje, sic eshte trashegimia dhe perberja gjenetike. Por, ka edhe faktore te tjere qe ndikojne ne kete rrisk. Ushtrimi sistematik i aktivitetit fizik, mbajtja e nje peshe trupore te shendetshme, evitimi I alkolit dhe duhanit, te gjithe keto faktore mund te ulin rrezikun e shfaqies se kesaj semundje.
Studimet shkencore tregojne se dieta mund te ndikoje ndjeshem ne rrezikun e kancerit te gjirit. Edhe pse evidencat kane qene kontradiktore, tendenca e kerkimeve anon nga fakti se disa ushqime mundet vertete te ndikojne.

Keto jane 6 ushqime per te cilat, evidencat jane bindese se mund te ndikojne ne disa lloje te kancerit te gjirit:

Bulmeti

Estrogjeni qe gjendet ne yndyren e bulmetit mund te ushqej qelizat kanceroze qe jane te lidhura me hormone, perfshire ketu kancerin e gjirit dhe te prostates.
Ne nje studim te publikuar ne mars te 2013-es, grate qe konsumonin me shume se 1 porcion bulmet te yndyrshem ne dite, kishin 50% me shume shance te vdisnin nga kanceri i gjirit sesa pacientet e tjera.

Disa studime te tjera kane treguar se konsumi I sasive te medha te qumeshtit dhe djathit kane incidente me te larta te kancerit. Lidhja mendohet te jete per shkak te estrogjenit. Kjo hormone eshte e tretshme ne yndyre dhe per kete arsye gjendet me shumice ne bulmetin e yndyrshem se sa ne ate me yndyre te reduktuar.

Caji jeshil

Caji jeshil I ndihmon pacientet me kancer te gjirit ne progress me te mire te trajtimit te saj. Mendohet se caji jeshil ndikon ne kufizimin e rritjes se tumorit. Fitokimikatet ne cajin jeshil qe quhen polifenole – te ngjashme me ato te vajit te ullirit-, duket se pengojne proteinat promotore te rritjes se qelizes tumorale dhe shperndarjen e tyre.

Acidi folik

Dieta e pasur ne acid folik, I cili eshte nje forme e vitaminave B, mund te kete efekt pozitiv per sa I perket kancerit te gjirit, sipas disa kerkimeve.
Nje studim ne gra pas menopauzes, tregoi se ato qe moren sasi te bollshme ne forme suplementi te acidit folik, kishi 22% me pak shance te shfaqies se kancerit te gjirit, krahasuar me ato gra qe konsumonin shume pak acid folik. Acidi folik mund te jete protektiv ne vacanti ndaj tipit negativ te receptoreve te estrogjenit.

Soja

Isoflavonet – nje lloj estrogjeni bimor- te cilat permbahen me shumice te soja, mund te ndikojne pozitivisht ne uljen e rrezikut te shfaqies se kancerit te gjirit dhe rishfaqies gjithashtu.
Meqene se hormone mund te ushqejne kancerin, studime te shumta jane kryer per te pare nese produktet e sojes jane te demshme per kete lloj kanceri. Ne nje studim te grave ne menopause qe kishin mbijetuar nga kanceri I gjirit, u pa se ato qe konsumonin me shume isoflavone (rreth 42mg ne dite), ishin me te mbrojtura krahasuar me ato qe konsumonin me pak se 15mg ne dite.

Nje tjeter studim te prezantuar ne vitin 2012 nga Shoqata Kerkimore e Kancerit, eshte evidentuar se grate qe konsumonin isoflavonet e sojes, kishin 30% me pak rrezik, krahasuar me grate qe nuk e konsumonin sojen fare.
Studime ne Kine gjithashtu kane treguar se konsumi I sojes lidhet me ulje te rasteve te kancerit te gjirit dhe rishfaqies se tij.

Vaji i peshkut

Per sa i perket vajit te peshkut, studimet jane pak konfuze. Megjithate, nje rivleresim i gjithe studimeve se fundmi, ka treguar se grate qe marrin sasi te bollshme te acideve lyrore omega 3, qofte nga peshku apo nga suplementet e tij, kane 14% me pak rrezik nga kanceri i gjirit.

Sasia e nevojshme e acideve lyrore omega 3, eshte e barabarte me 2-3 porcione peshk te kalter ose salmon ose ton, ne jave.

Farat e kungullit dhe te lulediellit

Sipas te dhenave, keto fara permbajne fito-estrogjen, i cili ashtu sikurse edhe soja, tregon efekt mbrojtes ndaj kancerit te gjirit ne moshen e menopauzes.

Blerina Bombaj, dietologe klinike
Tirane, Mars 2016