+355 4 224 8981

Vaji i ullirit

"Nektari i Pernedisë"

Publikuar më 21 Prill 2012, në Super Ushqime

Vaji i ullirit "Nektar i Perendise"

Ullinjte apo vaji i tyre

Ullinjte ne krahasim me vajin e ullirit kane natyrisht me pak kalori per te njejten sasi, dhe permbajne fibrat bimore te cilat nuk gjenden te vaji. 1 kupe ullinj ka 150kalori, 24% hekur, 17% fibra. Vaji nuk I ka keto dhe vetem 1 luge ka kaq kalori. Por vaji eshte koncentrat vitamine E dhe antioksidantesh teper te fuqishem.

Ruajtja e ullinjve

Ne uje me kripe ose ne vaj ulliri, ne ene pa ajer ose ne frigorifer.

Cili eshte lloji me I mire I ullinjve per te ngrene dhe cili per te bere vaj?

Ullinjte me te mire per te ngrene jane ata te kallamates, ullinjte e zinj. Ngjyra e zeze tregon edhe permbajtje te larte antioksidantesh. Ullinjte per vaj jane me te mire ata jeshil, jo te pjekur shume.

Vaj Ulliri Ekstra i Virgjer

Pikerisht aciditeti eshte nje nga kriteret e percaktimit te vajit ekstra vergine. Kriteri tjeter eshte temperatura e perpunimit. Vaji ekstra duhet te jete I perpunuar ne te ftohte, ne menyre mekanike dhe pa solvente kimike. Kjo eshte cilesia e pare e vajit te ullirit, kur aciditeti eshte me pak se 0,8%. Cilesia e dyte eshte vaji thjesht "vergine" dhe me pas vaji puro.

Cfare duhet te kete parasysh nje person ne menyre qe te bleje nje vaj ulliri te mire?

Natyrisht qe duhet te shikoje etiketen dhe menyren e ambalizhimit. Etiketa duhet te kete te dhena per llojin (ekstra I virgjer, I virgjer etj), origjinen, aciditetin dhe skadencen. Ambalazhimi duhet te jete ne ene qelqi me ngjyre te erret ne menyre qe te mos depertoje drita ose ne ene teneqeje. Vaji I ambalazhuar ne shishe plastike nuk mundet kurre sesi te jete I cilesise se pare. Pervec ambalazhit qe e ruan nga ajri dhe nga drita, vaji ekstra duhet te vendoset ne rafte ku nuk ekspozohen ne drite direkte dhe te forte. Drita e oksidon vajin e ullirit dhe ai e humb cilesine e tij.

Sa e ka jetegjatesine vaji i ullirit qe prodhohet sot dhe sa e ka pasi ai hapet? Si duhet ruajtur ne shtepi?

Vaji ekstra ka jetegjatesi deri ne 1 vit, maks 18 muaj. Pasi hapet e mira e te mirave eshte te mos zgjase me shume se 90 dite. Maksimumi eshte 9 muaj.

Cfare rendesie ka aroma e vajit per cilesine e tij?

Aroma eshte nje nga treguesit kryesore te cilesise se vajit dhe te vlerave te tij. Aroma duhet te jete patjeter e forte dhe impresionante. Ngjyra nderkohe eshte nje tregues I vecorive te vajit. Ngjyra e verdhe tregon permbajtje karotenoidesh dhe arome frutash. Ngjyra jeshile tregon permbajtje klorofili dhe antioksidantesh si dhe shije te hidhur. Sa me e forte shija aq me te shumta benefitet per shendetin.

Vaji i ullirit dhe shendeti i zemres

Rekomandohen 2luge te medha ne dite vaj ulliri per te pasur efekt ne ulien e LDL-es, (kolesterolit te keq).

Cfare vlerash te tjera ka per shendetin? A duhet konsumuar vaji pa teklife?

Pervec dilatacionit te arterieve dhe permiresimit te HDL-es (kolesterolit te mire), vaji i ullirit ka edhe veti anti-inflamatore te ngjashme me ibuprofenin. Kjo u zbulua pas venies re se konsumi i vajit ekstra provokonte te njejten ndjesi diegieje ne fyt si aspirina. Efekti anti-inflamator i vajit te ullirit eshte shume i rendesishem per mjeksine pasi pas inflamacionit fshihen nje sere semundjesh si te zemres deri te tumoret.

Vaji i ullirit duket se ka nje efekt pozitiv edhe mbi prodhimin e insulines.

Keshillat me te rendesishme:

Nga te gjithe llojet e vajit te ullirit qe qarkullojne ne treg zgjidhni vaj ulliri ekstra te virgjer, mundesisht te certifikuar.
Zevendesoni pjesen me te madhe te yndyres qe perdorni me vaj ulliri ekstra por kujdes me sasine se eshte shume kalorik!
Mbani mend: nje vaj ulliri qe tregtohet ne shishe plastike dhe ne ambjente me drite nuk eshte kurre vaj ulliri ekstra i virgjer.
Per te provuar vajin e ullirit jepini rendesi: 1. aromes e cila duhet te jete e forte dhe e fresket, 2. Duke mbajtur nje gllenjke ne goje pa e gelltitur shetiteni ne te gjithe siperfaqen e gjuhes dhe prisni nje ndjesi hidhesire te lehte dhe pak djegie ne fyt. Keto dy ndjesi tregojne se vaji eshte ekstra i virgjer.
Vaji e kstra i virgjer ka kosto me te larte dhe per kete arsye ka dhe cmim me te larte.
Ne Shqiperi ka 180 punishte qe prodhojne vaj por vetem pak prej tyre jane te certifikuara per vaj ekstra te virgjer dhe bio. Prandaj beni kujdes, mos e blini sapunin per djathe!